Categories: Uncategorized

“Nuk do riatdhesojmë në masë!”, Rama: Lista është mbyllur (VIDEO)

Rama në postimin e fundit në Facebook sqaron edhe njëherë si funksionon riatdhesimi i shqiptarëve nëpër botë duke thënë se tashmë lista është mbyllur dhe se riatdhesimi nuk do të jetë në masë.

SQARIMI I FUNDIT për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, nuk e kanë e lexuar apo nuk duan ta kuptojnë, se NUK DO TË RIATDHESOJMË NË MASË BASHKËQYTETARË JASHTË KUFIJVE:

Të lidhura

None found

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës! Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe MISIONET TONA TË RIATDHESIMIT (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) DO TË KTHEJNË NË ATDHE VETËM NJË NUMËR TË KUFIZUAR PERSONASH, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetare që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyrë të rënduar.

Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t’i kthyer këta persona, se LISTA ËSHTË E MBYLLUR, me numër të saktë, por fatkeqësisht shumëkush nuk e ka dëgjuar dhe vazhdon të mos e dëgjojë, madje disa në vend që të dëgjojnë akuzojnë, shajnë e mallkojnë! Po s’ka problem për akuzat, sharjet e mallkimet, thjesht mos u mundoni më për të gjetur vend në avion, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e luftës!

Më vjen tmerrsisht keq, po shpresoj në mirëkuptimin e secilit, ashtu sikundër uroj dhe besoj që të rikthyerit nuk do të luajnë me jetën e familjarëve e të të njohurve të tyre, po do të vetëkarantinohen strikt e s’do luajnë fare nga vendi🙏

#mbrëmë Lasgushi ka sjellë një grup të parë nga Italia dhe Policia e Shtetit do të publikojë emrat e tyre dhe të të gjithë atyre që do kthehen, sipas një praktike të dobishme të disa vendeve, në mënyrë që po e shkelën ligjin e vetëkarantinimit askush që i njeh të mos u afrohet! Ndjesë 1000 herë edhe për këtë, po ecuria deri këtu pozitive e luftës së madhe që po bëjmë, nuk mund të cënohet nga papërgjegjshmëria e askujt! /albeu.com/

të fundit

Tym i dendur mbulon periferinë e Elbasanit, shqetësim për ndotjen në Bradashesh

Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…

2 minutes ago

Krijohet grupi punues për hartimin e ligjit mbi pensionimin e parakohshëm të policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Projektligjit për…

6 minutes ago

Erion Veliaj’s transfer to Fier, Prisons Directorate: Procedures were followed, order classified as a “state secret

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…

13 minutes ago

Kosovo Police Inspectorate identifies suspected police failures in handling Arlinda Zekaj’s case

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka evidentuar disa shkelje të dyshuara në trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera…

14 minutes ago

Partizani përballë llogarive të mbijetesës: “Demat” kërkojnë shpëtimin

PartizaniGjendja e Partizanit reflekton qartësisht një moment të mjerueshëm [...]Read More...

14 minutes ago

General Grynkewich at the Ministry of Defense and Kosovo Security Force: regional security and stability in focus

Komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në…

14 minutes ago