Categories: Uncategorized

Pamje apokaliptike, qielli në Kaliforni mbulohet nga tym i dendur portokalli (FOTO LAJM)

San Francisko dhe pjesë të tjera të Kalifornisë janë zgjuar nën një qielli portokalli, që të sillte në mendje vizione apokaliptike apo marsiane, në një vit të mbushur plot me ngjarje trazuese.

Qiejt ishin shpesh aq të errësuar sa që dukej më shumë natë sesa ditë, ndërkohë që në disa vende, hiri binte si dëborë, për shkak të zjarreve masive që mbushnin ajrin me tym.

Të lidhura

None found

“Qiejt portokalli të këtij mëngjesi janë rezultat i zjarreve dhe tymit që lëshojnë ata në ajër”, thanë zyrtarët e San Franciskos. “Tymi i dendur bën që pjesëzat të eleminojnë dritën blu dhe lejojnë vetëm dritën e verdhë, portokalli dhe të kuqe të arrijë në sipërfaqe duke i bërë qiejt të duken si ata të marsit”.

Ndërsa tymi është bërë më i dendur në disa zona, ai ka bllokuar rrezet e diellit duke errësuar gjithçka. Foto nga skenat e rralla, veçanërisht nga San Francisko, të ngjashme me ato të filmave fantastiko-shkencor, u përhapën shpejt në median sociale. Qiejt e errët që bllokuan diellin, bënë që edhe temperaturat të zbrisnin në atë që historikisht ka qenë periudha më e nxehtë e vitit në San Francisko.

Zjarret e paprecedenta, të ndihmuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, kanë bërë që mijëra hektarë tokë në Kaliforni, Oregon dhe Uashington të shkrumbohen dhe me dhjetëra e mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre. vetëm në Kaliforni janë raportuar të paktën tetë viktima.

të fundit

Trump për sulmet në Iran: Armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton! Do t’i kthejmë në epokën e gurit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “armiqtë tanë po humbasin dhe Amerika po fiton”, gjatë nisjes së…

55 seconds ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.3 lekë. Euro, do…

10 minutes ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 2 Prill 2026

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

25 minutes ago

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

8 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

8 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

9 hours ago