Një kafe e pamenduar mirë, në kohën e gabuar me patriotët e tij për pak do t’i kushtonte shumë një të riu shqiptar në Angli edhe pse sakrifikoi shumë për të shkuar atje siç ndodh me të rinjtë tanë.
Policia britanike arrestoi në 6 dhjetor në një kafe Denis Markeci, 29 vjeç; Endri Cena, 26 vjeç në Britton Gardens të Londrës, të cilëve iu kapën disa kilogram kokainë. Ndërkohë që kishin thirrur për kafe një të njohurin e tyre nga i njëjti qytet.
None found
Pas verifikimeve u konstatua se droga i përkiste Markeçit dhe Cenës.
Sa i përket shqiptarit Dorian Zili, policia nuk e ka akuzuar atë për drogë, por gjatë kontrollit i gjetën në xhep dokumente false në emrin e tij.
Gjykata dha sot vendimin për ta duke dënuar Markeçin dhe Cenën me 5 dhe 7 vte burg, kurse Dorian Zili me vetëm gjashtë muaj.
Dorian Zili ka dalë tashmë nga rajoni i policise pasi u vërtetua se nuk kishte lidhje me drogën, megjithatë një takim i rastësishëm, por i pamenduar mirë për pak i kushtoi shumë shqiptarit.
Për të gjithë këtë, duket se shqiptari duhet të falenderojë edhe autoritetet britanike, të cilët hetuan deri në detaje duke vërtetuar se ai nuk kishte lidhje me drogën. /albeu.com
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…
Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…