Nëse partia e qendrës së majtë e udhëhequr nga Zoran Zaevi i humb zgjedhjet e sotme në Maqedoni të Veriut kjo të tërhiqte pasiguri jo vetëm në vend, por edhe në rajonin më të gjerë të Evropës Juglindore, ku shumë çështje të hapura që ende zvarriten nga koha e luftërave në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, vlerëson gazeta “Nju Jork Tajms”.
Në analizën në edicionin e sotëm të “Nju Jork Tajms”, theksohet se Zaevi i cili është kandidat me shanse më të mëdha për fitore në zgjedhjet parlamentare, ka bërë shumë më tepër nga ajo që shumë politikanë maqedonas kanë bërë në 30 vitet e kaluara sa është vendi i pavarur.
None found
Zaevi i cili në janar dha dorëheqje nga funksioni që të mundësohet formim i Qeverisë teknike e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut dhe solli anëtarësim në NATO dhe mundësoi që vendi të fillojë procedurë për negociatat për anëtarësim në BE. Ai poashtu e ka zgjidhur edhe kontestin dekadash me Greqinë fqinje rreth përdorimit të emrit Maqedoni, thekson gazeta.
Sipas “Nju Jork Tajms”, me këtë marrëveshje, Greqia i ka ndërpre bllokadat për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE me bindjen se Shkupi më shumë “nuk ushqen pretendime territoriale drejt pjesës veriore të vendit të Greqisë të njohur si Maqedoni”.
“Nëse nuk jemi stabil, nëse konfrontohemi me fqinjët dhe me shqiptarët brenda në Maqedoni të Veriut vendi vihet nën kërcënim të madh”, ka deklaruar Zaev.
Rivali më i madh i Zaevit, lideri opozitar Hristijan Mickoski është kundër ndryshimit të emrit dhe ai dëshiron të revidojë pjesë të Marrëveshjes me Greqinë, por edhe Marrëveshjen me Bullgarinë si dhe ligjit të miratuar me të cilën janë rritur të drejtat e shqiptarëve etnik që janë një e katërta e popullatës së këtij vendi, thekson “Nju Jork Tajms”.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…