Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 9 shtetas si dhe ka proceduar penalisht 2 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasit B. M., 25 vjeç dhe R. P., 21 vjeç, pasi, pranë sheshit “Shqiponja”, gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. K dhe pasagjerë shtetasit B. M. dhe R. P., shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit B. M. dhe R. P., për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.
None found
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 58 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tyre në ambientet e Komisariatit, për shkak të një konflikti të ndodhur më parë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. K., 33 vjeç dhe M. Sh., 20 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese;
R. P., 34 vjeç, F. B., 44 vjeç, A. F., 46 vjeç, dhe H. L., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
M. H., 27 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, biçiklistin shtetasin K. M., i cili pas ndihmës së marrë në spital, është larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…