Një mjeke në Rusi është hedhur nga dritarja e zyrës së saj pas një telefonate kur i thanë që në spitalin që do drejtonte do shtroheshin pacientë me koronavirus.
Yelena Nepomnyashchaya kundërshtoi këtë veprim për shka se spitali kishte mungesë të pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët. Raportohet se 47 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, u hodh nga një lartësi prej 15 metrash.
Tani ajo ndodhet nën kujdes intesiv dhe po lufton për jetën pasi ra nga kati i 5-të.
Ndërsa mjekët kanë refuzuar të tregojnë sa janë shanset e saj për të mbijetuar.
Mjekja ishte në një telefonate me Ministrin rajonal të Shëndetësisë në Krasnoyarsk, Boris Nemik kur papritmas u hodh nga dritarja.
Sipas raportimeve, asaj i kishin thënë se 80 shtretër në spitalin e saj në Vilskogo Street duheshin për pacientët me koronavirus.
Ajo ishte kundër planit për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse për mjekët në Krasnoyarsk Regional Hospital for War Veterans që është nën drejtimin e saj.
Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…
Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…
Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…
Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…
FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…
Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…