Konfuzitet është krijuar rreth ndeshjes derbi të Series A e paraparë të luhet sonte në Torino mes Juventusit dhe Napolit.
Serie A ka kërkuar që ndeshja të luhet sipas orarit të caktuar, ndërsa Napoli ka thënë se nuk do të jetë në gjendje të luajë për shkak të rasteve pozitive me koronavirus, raporton agjencia Reuters.
None found
Kjo e ka lënë futbollin italian në një situatë turpëruese ku në fushë në Torino mund të paraqitet vetëm skuadra e Juventusit dhe referët, por jo edhe Napoli. Napoli ka treguar se autoriteti lokal (ASL) ia ka ndaluar udhëtimin.
Sipas rregullave të Series A, Juventusit do t’i regjistrohej ndeshja me rezultat zyrtar 3:0. Ndeshja është paraprë të luhet nga ora 20:45.
Zëdhënësi i Napolit ka konfirmuar për Reutersin se skuadra është në izolim dhe është urdhëruar të mos udhëtojë nga autoriteti lokal pas rasteve me koronavirus. Ai ka thënë se Napoli do të sfidojë çdo vendim për regjistrim të kësaj ndeshje me rezultat zyrtar.
Napolit i kanë rezultuar pozitivë me koronavirus futbollitët Piotr Zielinski e Elif Elmas. Po ashtu edhe Juventusit i kanë rezultuar pozitivë dy zyrtarë të klubit.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha deklaroi se lëvizjet protestuese të ditëve të fundit nuk përmbajnë…
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Mit’hat Havari, ka akuzuar nga protesta kryeministrin Edi Rama se drejton personalisht veprimet e policisë…
Me anë të një postimi ne X, Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit të Partisë…
Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Komunikacionit në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikolloski njoftoi dje se vendi në përgjithësi…
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit "Nënë Tereza" sot kanë mbajtur takim informues pas mosdakordimit për çështjen e Jurisprudencës dhe…
MEPSO kërkon një rritje të çmimit të shërbimit të saj me më shumë se 97 përqind, si pjesë e procedurës…