David Phillips, drejtor i Institutit për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbisë, ka thënë se nuk priten surpriza nga takimi i 4 shtatorit në Uashington me Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se do të duhet kohë dhe presion më i rreptë që Serbia të pranojë se e humbi Kosovën si rezultat i krimeve të Sllobodan Millosheviçit, përcjell Bota sot.
None found
Megjithatë, sipas tij, tani është një moment i mirë për dialogun mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Javën e kaluar ministri i ri i jashtëm i Kosovës ishte në Shtetet e Bashkuara. Javën tjetër, do të ketë një takim të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Një përpjekje për të rifilluar një proces të ndërprerë të negociatave të udhëhequr nga SHBA. Duket si një moment i mirë për të hedhur një vështrim mbi marrëdhëniet midis dy vendeve. Dialogu është gjithmonë më i preferueshëm se konflikti. Por, mos prisni befasi në takimin e 4 Shtatorit. Diplomacia është një proces, jo një ngjarje. Do të duhet kohë dhe presion më i rreptë që Serbia të pranojë se e humbi Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviçit”, ka deklaruar Phillips në një intervistë për Ilirianews.
Eksperti amerikan ka thënë se megjithë përpjekjet e Serbisë, pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet kurrë.
Ai ka theksuar se njohja e ndërsjellë mund të arrihet përmes një angazhimi më të fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara në dialogun Beograd-Prishtinë.
“Pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet kurrë, megjithë përpjekjet e Serbisë për të parandaluar që Kosova të fitojë njohje më të madhe globale. Njohja e ndërsjellë mund të arrihet përmes një angazhimi më të fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara në dialogun Beograd-Prishtinë. Ai gjithashtu kërkon një bashkëpunim më efektiv transatlantik midis SHBA. dhe BE-së, përfshirë shtetet kryesore anëtare si Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar”, është shprehur David Phillips.
Pas ndarjes nga Klodi, duket se Alice Maselli ka gjetur sërish dashurinë dhe nuk e ka fshehur më lidhjen e…
Banorët e Rrogozhinës kanë dalë sot në protestë kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale. Qytetarët kundërshtojnë mundësinë e bashkimit…
Një protestues nga diaspora ka deklaruar që I ka dalë sepse në Shqipëri nuk ka asnjë kusht dhe nuk ka…
Sot në Sofje u mbajt takimi i parë i grupit të përbashkët të punës të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,…
Deputeti i VLEN-it, Zekirja Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, të bëra gjatë seancës…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se ekspertë nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi i Shkupit” po kryejnë analizat e përditshme dhe…