Eksperti i Shëndetit Erion Dasho përmes një reagimi në rrjetin e tij social ka postuar një foto të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në shoqërinë e mjekut Andi Koraqi dhe të Drejtores së ISHP Silva Bino ndërsa mbajnë maska.
Por mjeku Dasho shkruan se ministrja mban maskën në ambientet spitalore me valvul, gjë e cila sipas tij personat që mund të jenë pranë saj janë të pambrojtur nga Covid-19.
None found
Maska ndryshe quhet maskë egoiste pasi nuk filtron ajrin e njeriut qe e mban.
Sipas tij nëse dy persona përdorin maska, ata mbrojnë njëri-tjetrin, por nëse njeri prej tyre përdor maskën me valvul dhe tjetri jo, atëherë rrezikohet personi përballë.
Sipas Dashos, ministrja duhet të ngrejë një komitet profesionist ekspertësh për ta këshilluar atë më mirë në lidhje me mbrojtjen e shëndetit.
Dasho thekson se Komiteti i Ekspertëve që rrethojnë ministren prej 6 muajsh i kanë bërë dëme të jashtëzakonshme shëndetit, jetës sociale dhe ekonomisë së shqiptarëve.
Reagimi
Zonja Ministre!
Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur!
Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve!
Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…