Categories: Uncategorized

Çfarë vendimi do marrë Shqipëria për mbajtjen e maskave në rrugë?

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë? Qeveri në vende të ndryshme si në Maqedoni, apo Serbi kanë vendosur edhe masë gjobe për ata që dalin në rrugë të pamaskuar.

Edhe Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani. Sidoqoftë, rregulla të tilla nuk shërbejnë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, por për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë person që mban maskë.

Të lidhura

None found

Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen një përhapës të mundshëm të virusit. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thekson se qytetarët me maska në rrugë i duket anormale. Sipas tij, vetëm në rastet kur hyjnë në ambiente të populluara duhet mbajtur maska për shkak të kontakteve me të tjerë.

Ndërsa mjeku Gent Stroni, sqaron se personi që mban maskën duhet të jetë ai që është infektuar në mënyrë që të mbrojë të tjerët. Ndërkohë që nuk përjashton se mbajtja e maskës është diçka e mirë dhe ky virus në njëfarë mënyre ka ndërgjegjësuar shqiptarët. Mirëpo, sipas mjekut mbajtja e një maske nuk do të thotë se je i mbrojtur totalisht, pasi ka edhe rrugë të tjera për t’u infektuar.

Mjeku Stroni thotë se çështja e maskave është e vërtetë që është abuzuar dhe erdhi koha më në fund që të mbajnë maska në fytyrë. Maskat kanë vlerën e tyre për të bërë të mundur shmangien e infeksionist, por mos harroni që një person që është duke kollitur dhe e ke në distancë rreth 1 metër e gjysmë, ti je i mbrojtur nga ai.

Ajo që është vërtetuar se përhapja e virusit vjen nëpërmjet stërklave nga kollitja. Duke qenë se ne po diskutojmë që këto maska janë ato që do të bëjnë mbrojtjen. A do ishte mirë që në autubus të kishin maska, nuk është gjë e keqe që ti kenë, por problematike është se sa efektive janë këto dhe efektiviteti është në largësi dhe si ti e përdor maskën.

Gjithsesi, ende nuk ka një vendimmarrje për këtë çështje dhe vetë ekspertët janë të ndarë në qëndrime. Dhe deri atëherë secili mund të vendosë vetë nëse duhet apo jo ta mbajë maskën kur të jetë në rrugë.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

45 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

51 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

1 hour ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

1 hour ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

1 hour ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

1 hour ago