Spekulimet dhe hipotezat e rrethojnë jetën e Michael Schumacher prej 6 vitesh në koma, me mjekët që tentojnë një rehabilitim të vështirë.
Kujtojmë se kampioni i madh i Formula 1 u aksidentua duke bërë ski më 29 dhjetor 2013 dhe prej asaj kohe nuk dihet situata e tij reale shëndetësore.
None found
Për pasojë, misteri për situatën që po kalon, pas 6 vitesh në koma, i mbajtur në këtë botë me aparatura, është i madh.
Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, disa fotografi të Schumit në situatën aktuale shëndetësore, të përcaktuara si “makabër”, të vjedhura brenda shtëpisë së tij në Zvicër, ku po kryen rehabilitimin, janë ofruar në shitje për shumën e 1 milion euro.
Nëse publikohen fotot në fjalë, për shtatë herë kampionin botëror të F1 do të ishte një shkelje shumë e rëndë e intimitetit, përkundër protokollit të konfidencialitetit të ngurtë dhe të rreptë të krijuar nga familja përreth tij.
Gruaja e Michael, Corinna, menjëherë ndërmori veprime për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e ish-pilotit të “Ferrari” dhe “Mercedes”, duke iu drejtuar avokatëve të tij dhe policisë zvicerane për të mos lejuar botimin e këtyre fotove, duke nxitur kështu spekulime të mëtejshme për kushtet reale, teksa gjendja shëndetësore e Schumit mbetet e panjohur.
Udhëtimet me avion drejt destinacioneve evropiane pritet të kushtojnë më shumë gjatë vitit 2027. [...]Read More...
rajonal dhe sigurinë.,,shto teks E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati,…
MPB njofton se është kryer bastisje në Shkup, ku janë zbuluar armë, fishekë."SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S.…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard…
Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot projektbuxhetin për vitin 2027 prej 4,27 miliardë euro. Kryeministri Albin Kurti tha se projektbuxheti…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për…