Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Ramës se po përbalt Shqipërinë me të huajt.
“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.
MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”, shprehet Meta.
None found
Kjo erdhi pasi kryeministri Edi Rama tha nga Kuvendi se është e turpshme sesi një president nuk e përmban dot gjuhën shantazhuese dhe fyese ndaj qeverisë së tij edhe para një të huaji.
Një gjë të tillë nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Berisha, tha Rama.
Rama: Dëgjoja një zonjë këtu që fliste me një gjuhë që një nënë nuk mund ta ketë, një grua nuk mund ta ketë, një përpaqësues e popullit nuk mund ta ketë. Po çfarë faji mund ti vë kur shembullin më skandaloz e jep Presidenti, nuk ka kapacitetin moral dhe mendor të përmbahet para një homologu kur vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu, që në krah me një të huaj të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhues dhe depresiv për kundërshtarët këtu. I ka mbirë në gjuhë për turpin e vet gjithë tufa e fjalëve më të ulëta të shqipes që e kanë bërë fjalën krim zëvendësues të fjalës edukatë, që e kanë bërë fjalën drogë zëvendësues të fjalës ushqim dhe që e kanë bërë llumin e komunikimit standard në këtë parlament.
Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.Talenti 20-vjeçar…
Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të…
Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një motivim të pazakontë për vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Nëse amerikanët…
Folarin Balogun u shndërrua në një nga emrat më të përfolur në SHBA pas fitores 2-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën…
Kur motori punon në gjendje boshe (në “ler”), pritet që të punojë qetë dhe në mënyrë të balancuar. Por çfarë…
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për librin “The Albanian Files”, që…