Policia spanjolle ka arritur t’i japë fund aktivitetit të jashtëligjshëm që ushtronin 11 persona.
Gjatë operacionit, u sekuestruan 20 kg heroinë, raportuan këtë të hënë mediat spanjolle. Zyrtarë të policisë spanjolle informuan për operacionin në kuadër të së cilit u kryen arrestime në Galicia dhe Madrid, duke konfirmuar se në pranga u vu dhe një shqiptar rezident në “Illa de Arousa”.
Në total, katër bastisje janë bërë në banesa në Illa de Arousa, Vigo, Carballo dhe Madrid, si dhe një anije industriale në Humanes. U sekuestruan 20 kg heroinë, 40,000 euro, 11 automjete, një armë gjahu dhe një armë simuluese, makineri për paketimin e drogës, telefona dhe kompjutera.
Operacioni filloi në mes të janarit 2019. Sipas hetuesve, organizata kishte një drejtues me origjinë shqiptare, i cili vendoste kontakte me blerës të ndryshëm në Galicia, si dhe kryente negociatat përkatëse.
Nga hetimet ka rezultuar se organizata, e kalonte drogën nga Spanja në vende të tjera të Europës, kryesisht Holandë, duke e fshehur në automjete që imparkoheshin në anije.
Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, pasi Teherani…
Para pak ditësh, Kosova arriti të marrë një fitore të rëndësishme përballë Armenisë me shifrat 5-2 në miqësore. Ndërsa sot,…
Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë zhvilluan një stërvitje intensive në terren në Bizë, si pjesë e…
Sot bëhen 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë,…
Barcelona e ka shtyrë kërkimin për një numër nëntë për sezonin e ardhshëm, me Robert Lewandowskin që do të udhëheqë…
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë nesër, ditë e martë kërkesat e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për…