sport

Presidenti i Barcelonës zgjedh lojtarin i cili do ta zëvendësojë Lewandowskin

Barcelona e ka shtyrë kërkimin për një numër nëntë për sezonin e ardhshëm, me Robert Lewandowskin që do të udhëheqë sulmin edhe për një vit tjetër, i fundit sipas kontratës së tij aktuale.

Megjithatë, presidenti Joan Laporta ka nisur tashmë të mendojë për epokën pas Lewandowskit në ‘Camp Nou’.

Të lidhura

None found

Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës sezonin e kaluar, me 42 gola dhe tre asistime në 52 paraqitje, përfshirë edhe disa gola vendimtarë në ‘El Clasico’ kundër Real Madridit.

Duke qenë se ai do të mbushë 37 vjeç në gusht, nuk është aspak befasuese që Barcelona po mendon për pasuesin e tij në qendër të sulmit.

Fillimisht, kur Joan Laporta u rikthye në presidencën e Barcelonës, u përmend shpesh se objektivi kryesor ishte Erling Haaland, por pasi ai doli jashtë mundësive financiare të klubit, u afrua Lewandowski.

Së fundmi, Alexander Isak është përmendur si sulmuesi që ngjall më shumë interes në repartin e rekrutimit të Barcelonës.

Megjithatë, gjatë javëve të fundit janë shtuar ndjeshëm zërat që lidhin Barcelonën me sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Agjenti i tij thuhet se ka mbajtur takime me disa klube të mëdha, por është bërë e ditur se oferta që do ta tërhiqte më shumë lojtarin do të ishte ajo nga Barcelona, një ide që është shtyrë përpara edhe nga vetë agjenti i tij.

Alvarez iu bashkua Atletico Madridit verën e kaluar për 75 milionë euro dhe që në mes të sezonit u bë e qartë se ai ishte lojtari kryesor në formacionin e tyre.

Sipas Cadena SER, pasi e ka ndjekur personalisht në katër ndeshje, Laporta ka ndryshuar fokusin, nga Rafael Leao i Milanit si ‘ëndrra e madhe’ drejt Julian Alvarezit.

Çdo lëvizje në këtë drejtim do të ndodhte verën e ardhshme, pavarësisht këmbënguljes së Atletico Madridit se Alvarez nuk është në shitje.

Në 54 paraqitje këtë sezon, Alvarez ka shënuar 29 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime, vetëm nëntë gola më pak se Lewandowski, dhe këtë në një skuadër dukshëm më pak produktive.

të fundit

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

2 minutes ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

4 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

4 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

10 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

21 minutes ago

Java e nëntë e Superiores nis sot: Vora-Vllaznia pa tifozë, Elbasani përballet me Partizanin në një duel të fortë

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…

21 minutes ago