I ftuar në emisionin ”Vizioni i Pasdites”, këngëtari Çlirim Denaj gjatë intervistës tregoi se pallto që veshi në Festivalin e Këngës së vitit 1994, ku ai performoi “Pirati i Zemrave”, solli shumë polemika për kohën.
“Para se të dilja në skenë, isha veshur thjesht dhe thashë po dal. Mirëpo, nuk e di pse më hyri një frymëzim dhe pashë një pallto atje, të madhe me një shall. Dhe në moment, 5 minuta përpara thashë ‘ore pse mos ta marr atë pallton, ta vesh unë’, e mora, e vesha!
None found
Në asnjë mënyrë më tha inspektori i skenës. Ai po mbante shënim emrin dhe unë dola. Dhe salla… Nuk ishin mësuar me pallto. Kur më pyetën pse me pallto, u thashë: ‘Unë dola me pallto, u vesha. Sepse këtu kanë filluar të zhvishen të tjerët”, tregoi Denaj.
Këngëtari u shpreh se nuk ka më interes të marrë pjesë në festivale pasi sipas tij fituesi dihet.
“Flasim drejtë, a shkon tani që të paraqitem unë me ato kalamajt atje? Për çfarë duhet të dal unë? Ka njerëz aty që vënë krevatin të Radio Tirana, o do marrin pjesë o s’ka! Ti e merr vesh se kush do të dalë i pari pa u bërë festivali.”
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…
Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…