Categories: Uncategorized

“Më tërhiqte zvarrë”, nëna e dy fëmijëve rrëfen dhunën e burrit

E divorcuar prej 5 vitesh, nëna e dy fëmijëve, Margarita nga Lushja ka trguar historinë e trishtë të jetës së saj. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ajo rrëfeu se u martua me mblesëri.

Ajo tregoi se në fillim marrëdhënia me ish-bashkëshortin ishte mjaft e mirë. Por pas lindjes së djalit, gjërat ndryshuan. Margarita e kuptoi se komunikimi dhe marrëdhënia me bashkëshortin po ftohej.

Për shkak të problemeve të saj shëndetësore, burri sillej mjaft keq me të, nuk e mbështeste dhe madje i thoshte se ajo do të paralizohej. Margarita tregoi se zbuloi se ish-burri kishte komunikim dhe lidhje me femra të tjera. Madje, burri filloi të ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj, gjë që e detyroi të ndahej prej tij.

Ardit Gjebrea: Çfarë marrëdhëniesh ke patur me bashkëshortin?

Margarita: Në fillim të mira, me mblesëri por ai më ka njohur.

Ardit Gjebrea: Dhe më pas erdhi në jetë edhe djali?

Margarita: Po, djali mbas 5 vitesh, në 2010. Mbas lindjes së djalit, ndryshuan pak gjërat. Unë probleme fizike kisha, por dështimet, lindjet, pësova dhe një rrëshqitje kur ishte djali 2 vjeç.

Ardit Gjebrea: Pate pasoja nga kjo rrëshqitje?

Margarita: Po sepse mu theksua problemi fizik që kisha, kilet që mora gjatë shtatzënive prapë bënë të vetën.

Ardit Gjebrea: Kur filloi të acarohej kjo marrëdhënie?

Margarita: Në 2012-n, mbas rrëshqitjes sime. Si duket s’kishte besim tek shëndeti im, ku di unë si erdhën gjërat.

Ardit Gjebrea: Po çfarë të thoshte?

Margarita: Burri është kryesori, pa mua je e mbaruar. Si ta shpjegoj, shumë gjëra që dhe thuhen dhe s’thuhen. Megjithatë unë bëja sikur nuk i vija re, punoja se e kishim fidanishten tek shtëpia, ndërkohë rrisja dhe kalamajtë. Pikërisht mbas kësaj filloi të bërtiste, të ulëriste. E zura në telefon, fliste me të tjera, mendoj se kishte lidhje të tjera. Jo e mendoj, por jam e sigurt. Megjithatë, pas shumë debatesh dhe dhune fizike u ndamë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin fëmijët?

Margarita: Vajza ishte 9 e gjysmë, ndërsa djali sapo i kishte mbushur 5.

Ardit Gjebrea: Si e përjetonin fëmijët këtë gjë?

Margarita: Shumë keq! Vajza ma ka përjetuar shumë keq këto 4-5 vjet. Unë jam me një prind, unë jam e mbaruar, por me mësime i kam shumë mirë. Problemin e kam me vajzën se më stresohet, e përjetoi. Sepse u dënua për dhunë fizike, një vit u dënua, në 2015. Nuk kisha rrugëdalje tjetër, se më tërhoqi zvarrë, dilnin komshinjtë në ballkon dhe më thoshte që iknin gratë nga shtëpia dhe jo burrat. Po çfarë do ikja zoti Ardit, mbas 17 vitesh? Nuk kisha bërë asgjë. Thjesht për ca grimca që i ishin krijuar në idenë e atij. Thoshte do të paralizohesh, i thoja ty të është paralizuar truri.

Ardit Gjebrea: Po pse të thoshte do të paralizohesh?

Margarita: Gjithmonë nga problemi fizik që kisha.

Ardit Gjebrea: Dhe parashikonte më të keqen e mundshme?

Margarita: Po, në vend që të më jepte kurajo, të ishte krenar për mua që po rrisja 2 fëmijë të mrekullueshëm, që punoja… Ai bënte të kundërtën, kujtoi se unë nuk do ia arrija ku kam arritur sot, që i kam vënë gjërat në vijë, jam e lumtur me fëmijët./tvklan.al

të fundit

Horoskopi 14 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në aspektin sentimental, sot do të ndjeni një dëshirë të madhe…

3 hours ago

EDITORIAL/ Rruga e turpit urban Hygeia–Megatek: Taksa në asfalt, gropa në rrugë

nga Albeu.com Rruga dytësore nga Casa Italia, konkretisht segmenti nga Spitali Hygeia deri te Megatek, është shndërruar në një simbol…

3 hours ago

Trump thirrje aleatëve të SHBA-së të largohen nga Irani dhe paralajmëron Tehranin: Kushdo që vret ose keqtrajton protestuesit, do paguajë një çmim të lartë

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për regjimin iranian, Donald Trump nga Detroit të martën paralajmëroi se çdo person që “vret…

4 hours ago

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”/ 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut: Një vit pasi më kërkoi dorën, e mora vesh

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se…

4 hours ago

“Të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, deklarata që “shkriu” Monika Kryemadhin: Do Zoti

Pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiu solli një tjetër qasje diskutimesh mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP Albania”…

4 hours ago

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë viziton Prishtinën dhe Beogradin

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – do t’i vizitojë…

4 hours ago