Categories: Uncategorized

Me frymëmarrje të rënduar dhe i kërrusur, Rama merr meritat për Eurobondin 7-vjeçar

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka komentuar vendimin e tregjeve të Kapitalit.

Shqipëria ditën e djeshme ka arritur të emetojë një eurobond 7- vjeçar me vlerë 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare me interes 3.62%.

Të lidhura

None found

Meritat sipas Ramës i takojnë vetëm qeverisë së tij dhe sipas tij, borxhi i marrë është një provë se gjendja financiare është shumë mirë dhe jo sic përflitet nga opozita.

“Ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe kemi arritur një rezultat që na inkurajon shumë dhe që faktikisht garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim ekonomik e social, duke adresuar rimëkëmbjen se ne dolëm nga dy goditje njëra pas tjetrës dhe ambicien tonë për një shtysë të fortë para të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme.

Sapo të jemi gati në javët në vijime planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit, si e ka bërë me dije ministri i Shtetit që është edhe koordinatori i punës për planin e ri kombëtar, nuk do të jetë plan zhvillimi në letër, aq më pak strategji në dokument që duhet përkthyer në masa, por një plan verimi i kalendarizuar në afat të shkurtër, mesëm dhe gjatë.

Ajo që ka ndodhur dje me Shqiperinë, është ajo që merr vlerësimin e situatës në aspektin e gjithë parametrave ekonomike dhe merr vlerësimin lidhur me riskun. Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur, dhe më keq që për atë pjesë të vëmendjes që opozita i ka kushtuar këtij lajmi ka vazhduar një avaz që në këtë rast nuk shkon fare se bëhet fjalë për Shqipërinë dhe popullin jo për qeverinë edhe pse nuk diskutohet që është meritë e kësaj qeverie që dalim me këtë vlerësim në tregjet e kapitaleve pas dy goditjeve.

Por ne dolëm me një prim zero dhe më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e balonave tabake pa bisht, ishin më të bukura dhe bindëse se ato tauket, që ishin thjesht me fletë a4, ato tabake kishin skelet dhe formë ndjellëse, po kur nuk kishin bisht nuk fluturonin dot, e më vjen keq që si balonë tabakë PD flet për gëzim pse morëm borxh, ndërkohë që duhet të hidhëroheshim, e kundërta është e vërtetë, ne kemi marrë konfirmim nga tregjet që na bën vend të besueshëm plotësisht, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën e financimit të ekonomisë e investimit”-ka thënë Rama. /albeu.com/

të fundit

LVV dhe PDK diskutojnë hapat për Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën se si do të vazhdohet me Projektligjin…

49 seconds ago

Të enjten seancë në Kuvendin e Kosovës, në shqyrtim katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00. Kështu…

12 minutes ago

Mickoski: Provimi i jurisprudencës nuk do të zhvillohet plotësisht në shqip, maqedonishtja mbetet gjuha e sistemit gjyqësor

Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…

17 minutes ago

Reforma Zgjedhore mbledh PS-në dhe PD-në, Berisha kërkon lista të hapura dhe kundërshton axhendën e Gjiknurit

Reforma Zgjedhore rikthen në tryezë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ndërsa opozita ka bërë të qarta kushtet e saj për…

18 minutes ago

Ballkani përfundon bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit të Suharekës, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës në…

27 minutes ago

Hoxha accuses the director of the Public Health Institute over demand for official communication only in Macedonian; criticizes VLEN’s silence

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

32 minutes ago