Categories: Uncategorized

Mbollën pyllin me kanabis, përfundojnë në pranga dy persona

Vazhdojnë akoma operacionet anti-kanabis, me emrin e koduar “Kuta” është mbajtur nga Komisariati i Policisë Mallakastër.

Gjatë kontrollit janë evidentuar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Të lidhura

None found

Në pranga janë vënë 50-vjeçari A. Z., banues në Vlorë dhe 25-vjeçari J.SH., banues në Klos, Mallakastër.

Rezulton se A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

Njoftimi i policisë

Tjetër operacion antikanabis nga Komisariati i Policisë Mallakastër.

Gjatë kontrollit të territorit evidentohen dhe goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kuta”.

Si rezultat i këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:

A. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi:

J. Sh., 25 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

të fundit

Ford Escort RS rikthehet pas 50 vitesh, çmimi arrin në 340 mijë euro

Pas gjysmë shekulli, Ford Escort është rikthyer në linjë, modeli i gjeneratës së parë në një edicion të zjarrtë RS.…

4 minutes ago

Sedani i ri i Volkswagen vjen i afërt me Passat, por me një emërtim tjetër

Volkswagen ka publikuar fotografitë e para të interierit të sedanit të tij të ri, i cili në tregje të caktuara…

5 minutes ago

Huawei prezanton një model të ri automobili me synime të forta në treg

Kompania kineze Huawei po zgjeron gjithnjë e më shumë praninë e saj në industrinë e automobilave, duke prezantuar një model…

5 minutes ago

Karamuço për protestën para Kuvendit: Vijat nuk duhen kapërcyer drejt destabilitetit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar…

9 minutes ago

Koeman largohet nga stoli i Holandës pas daljes nga Botërori

Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës. Vendimi vjen një ditë pas humbjes zhgënjyese…

10 minutes ago

PAMJE ME DRON/ Sheshi mbushet me flamuj kuq e zi e pankarta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen pa kushte të Ramës

Magjike janë pamjet e protestës së 31-të me radhë para Kryeministrisë. Me flamuj dhe pankarta, sheshi ishte i mbushur edhe…

21 minutes ago