Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar 5 shtetas, si edhe u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi S. P., 19., vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 19 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 16 vjeçar, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
None found
-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: O. K., 26 vjeç. Punonjësit e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi O. K. tregtonte lëndë narkotike heroinë në zonën e Yzberishtit, në Tiranë dhe kanë organizuar punën për kapjen e tij. Shtetasi O. K., sapo ka parë punonjësit e policisë, ka gëlltitur disa qese ambalazhi, të cilat dyshohet se kanë qenë me lëndë narkotike të llojit heroinë. Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e 26-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një përforcues metalik grushti dhe 12 tableta të dyshuara metadon.
-Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar edhe 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:P. N., 47 vjeç, banues në Tropojë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”; B. F., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”; N. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”;
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…
Një nga Ferrarit më të rrallë dhe më të vlefshëm të epokës moderne do të dalë në ankand muajin e…
Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…
Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…