Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona duke goditur veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni “Kodovjat”, solli arrestimin në flagrancë të shtetasve:
None found
V. P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç, lindur në Gramsh.
Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetitn tip “Opel” kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në vijim të operacionit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur gjetjen edhe të sasisë tjetër të lëndës narkotike, të fshehur nga këta persona në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, ku në total u gjetën dhe u sekuestruan rreth 13 kg lëndë narkotike kanabis dhe dy automjete.
Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga takimi me një të ri në ambientet e Kryeministrisë.Në…
Goli i Alen Vukaj te InteriNë ndeshjen e zhvilluar mes Inter U19 dhe Shakhtar Donetsk U19, në UEFA Youth League,…
Kryetari i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, kryeprokurorin e…
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, është e propozuara e vetme e kësaj partie si ushtruese…
Qytetarët e Kosovës do të kenë më të lehtë të pajisen me vizë turistike për të udhëtuar drejt Mbretërisë së…