Categories: Uncategorized

Lot gëzimi: E ëma dëgjon pas 22 vitesh zërin e vajzës së humbur

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pa gjurmë” është trasmetuar një histori e dhimshme, e cila ka përfunduar me sukses.

Teuta Rrahmani, sot 36 vjeçe, vendosi të rilidhë kontaktet me familjarët, që nuk reshtën së kërkuari pë 22 vite.

Të lidhura

None found

Nëpërmjet një telefonatë në emisionin “Pa Gjurmë”,ajo tha se është mirë dhe jeton në një shtet jashtë Shqipërisë.

“Pa Gjurmë” e kishte denoncuar zhdukjen e Teutës prej dy vitesh. Tashmë ajo është bërë nënë e dy fëmijëve dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj.

Pa “Gjurmë” realizoi telefonatën që solli mjaft lot gëzimi në studio.

Nëna: Ku je o zemër
Teuta: Mami im
Nëna: Ku je shpirt i nënës, si je?
Tetuta: Mirë jam, ti mirë je mami?
Nëna: Mirë jam mami, mirë, o shpirti im. Kam 20 vjet që të kërkoj oj bijë.
Teuta: E mora vesh moj mamë.
Nena: Si ke qenë ti nënë?
Teuta: Unë mirë jam mami.

Babai (dridhet nuk mundet të flasë) :” Vetëm të jetë mirë”.

Teuta: Kam vite që mundohesha të lidhesha me familjen, por nuk lidhesha dot.
Nëna: Zoti i madh na bashkon, Oj Teuta jeme
Teuta: Mami im zemër, të lutem mos u mërzit.
Nëna: Kur do vish moj nënë, ku je?
Teuta: Jam larg Shqipërisë mama.
Nëna: A je mirë moj bijë
Teuta: Po mama, jam mirë. Kam dy fëmijë
Nëna: Ndoshta të gjithë do më qeshin por jam shumë e emocionuar, jam e tëra e shokuar…kam thënë që nëse e gjej nuk e di se çfarë do të bëj, do kendoj, do kercej…. Të puth nëna oj bijë, do bashkohemi ishalla një ditë

Teuta: Do bashkohemi nënë, të premtoj. Natën e mirë mami babi.

Historia e vajzës:

E fejuar ende kur ishte një e mitur, vetëm 13 vjeç, ajo u zhduk pa mbushur 14 vjeçe, nga Tirana. Teksa tashmë bëhet e gjallë për familjarët e saj, Teuta thotë se vendimin për t’u larguar e ka marrë pas vështirësive të mëdha në jetën e saj, për të cilat ajo thotë “se nuk mundet t’i tregojë kurrë”. Kjo është telefonata që moderatorja e emisionit, Odeta Dume, realizoi për herë të parë me Teuta Rrahmanin, përpara se t’i jepte lajmin e gëzueshëm prindërve.

“Jam mirë, jetoj jashtë, tani për momentin jam me pushime në Holandë. Kam 5 vite që mundohem të lidhem me familjen, por nuk dija se si të lidhesha. Një shoqe këtu në Holandë më tregoi për programin tuaj. Unë jam bërë nënë, jam martuar dhe jam shumë e lumtur. Kam harruar edhe gjuhën, nuk dija se si të shkruaja as mbiemrin tim. Kanë ndodhur shumë gjëra, që nuk i kupton dot asnjëri, as nëna ime.

Ai personi nga Tropoja që dyshonit se më mori, nuk më ka bërë asgjë, por kanë qenë njerëz të tjerë. Ai më ka ndihmuar më shumë nga të gjithë. Unë u largova nga shtëpia për shumë gjëra të tjera, që po ndodhnin në jetën time, që askush nuk e dinte. Nuk mund të më kuptonte askush në atë kohë, as nëna, as babai, asnjeri. Unë pranova të fejohesha.

Unë nuk mund të tregoj kurrë, për atë që më ka ndodhur vite më parë. Nuk mund të tregoj dot se çfarë më ka ndodhur, e kam hedhur pas çdo gjë. Tani jam shumë e lumtur dhe jam shëndosh e mirë. Dua të flas me familjen, me nënën dua të di si është? Kur pashë emisionin mësova që vëllezërit i kam jashtë”, thotë Teuta Rrahmani./ shqiptarja.com

të fundit

Monika Kryemadhi bën deklaratën e papritur për Ilir Metën: Më linte të bëja çfarë të doja, jam penduar që…

Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…

2 minutes ago

Aksident në Maliq, raportohet për dy të plagosur

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…

11 minutes ago

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit,  ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…

34 minutes ago

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare: Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme që ka njohur vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…

46 minutes ago

Afera të tjera korruptive kanë dalë në dritë/ Berisha akuza Ramës: Me mandatet e tij bllokoi arrestimin e Ballukut dhe mbrojti veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…

1 hour ago

Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë, 26-vjeçari kapet i fshehur në Laç, do ekstradohet drejt Madridit (EMRI)

Një 26-vjeçar shqiptar që kërkohej nga Spanja si pjesëtar i një bande “skifterësh” që kryenin grabitje dhe jo vetëm, është…

1 hour ago