Një pikë e “Kredo.al”, institucion i dhënies së kredive të vogla është grabitur sot në mes të ditës në Durrës.
Autori, me një pistoletë lodër, siç njofton policia, ka hyrë brenda dhe ka marrë 100 000 lekë të reja nga banaku.
Më shumë se sa shuma e grabitur, kjo ngjarje e rëndë duket të jetë një mesazh i fortë për të gjithë, sidomos për Policinë e Shtetit.
Grabitja u bë në mes të ditës në një zonë të populluar të Durrësit dhe aq më tepër, kur policia ishte duke realizuar një operacion të gjerë që prej mbrëmjes së djeshme kundër “të fortëve”, shkruan albeu.com.
Njëkohësisht me këtë, në të gjithë vendin është duke u zhvilluar Operacioni Forca e Ligjit, i cili ka angazhuar forcat elitë të policisë.
Megjithatë, as OFL dhe as deklaratat e bujshme publike nuk e kan zbmbrapsur autorin e grabitjes, i cili ka hyrë qetë në objektivin e tij duke marrë çfarë i duhej dhe tashmë është zhdukur. /albeu.com
Me 72 vota pro u miratua projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Pas tre orësh debate dhe tensione, Kuvendi mbylli…
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…
Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në afërsi të qyteteve të Kuçovës dhe Elbasanit.…
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz u nis nga Deti i Kinës Jugore të hënën në mëngjes duke u drejtuar në drejtim…
Barcelonës i është ofruar Rafael Leao në një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Ronald Araujon, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo. Milani…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Tropojë ku një 54-vjeçar është gjendur i pajetë.…