Categories: Uncategorized

Lëshuan dronët dhe 100 forca policie, çfarë u zbulua në Krujë (VIDEO)

Kruja ka qenë këtë herë targeti i Policisë e cila ka lëshuar dronët në ajër për të kontrolluar për lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit janë zbuluar disa zona ku kishte nisur kultivimi i kanabisit dhe për këtë arsye janë proceduar penalisht kryetari i Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë.

Të lidhura

None found

100 forca policore më këmbë dhe 2 dronë kanë konstatuar disa ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe forcat e FNSH-së, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në qytetin e Krujës, proceduan penalisht shtetasit:

O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, A. P., 64 vjeç, S. S., 69 vjeç, M. H., 54 vjeç, S. V., 70 vjeç, A. B., 51 vjeç dhe Xh. Xh., 51 vjeç, me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike cannabis sativa, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur dhe flotën e dronëve. /albeu.com/

të fundit

PSG vë në diskutim Khephren Thuram gjatë tratativave me Juventusin për Kolo Muani

Juventusi po përshpejton bisedimet me Paris Saint-Germain për transferimin e Randal Kolo Muanit, me sulmuesin francez që dëshiron të rikthehet…

2 minutes ago

I kanë dosjet në SPAK, të futen në burg/ Protestuesja me fëmijë: Një muaj protestë dhe kryeministri nuk jep dorëheqjen! Ky ka marrë fund, do ta rrëzojmë

Protestuesja me fëmijë që u bë virale ditë më parë, është rikthyer sërish në sheshin e protestës dhe këtë herë…

5 minutes ago

Rashiq kërkon marrëveshje të plotë për institucionet e reja, në mënyrë që të shmangen bllokadat

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kërkuar nga partitë politike që formimi i institucioneve të reja…

6 minutes ago

Furgon me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, aksident i rëndë mesditën e së martës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon me…

9 minutes ago

Pas ndalimeve para Kuvendit, protestuesit shpallin nisjen e tubimit të paralajmëruar për orën 19:00

Tensionet në protestën e qytetarëve ka arritur kulmin e vet pas përplasjeve me policinë para Kuvendit [...]Read More...

12 minutes ago

Rama publikon një mesazh nga WhatsApp-i i protestuesve: “Zgjedhjet e parakohshme janë kurth”, ndërsa e cilëson si “ondrra n’beze”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një mesazh që, sipas tij, po shpërndahet në grupet e WhatsApp-it të protestuesve.…

13 minutes ago