Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u ka bërë thirrje partive politike që ngritja e institucioneve të reja të realizohet si një paketë e vetme, në mënyrë që të mos krijohet terren për bllokime.
Ai theksoi se do t’i kërkojë Lëvizjes Vetëvendosje të shfrytëzojë të gjitha iniciativat e mundshme për të siguruar pajtim me subjektet politike, sidomos sa i përket zgjedhjes së presidentit.
None found
“Unë së pari do të kërkoj prej kryeministrit në këtë radhë, ose Vetëvendosjes, që ta përdorin çdo formë të iniciativave të cilat mund të na sjellin deri në një bashkëpunim, në veçanti me partitë shqiptare sa i përket përzgjedhjes së presidentit, sepse konsideroj që kjo është çelësi, të them ashtu, ose një pikë potencialisht e dobët në krejt këtë procesin që e kemi tash pas zgjedhjeve.”, ka thënë Rashiqi.
Sipas Rashiqit, subjektet politike duhet të veprojnë në mënyrë që vendi të mos përballet sërish me një vit të humbur si pasojë e krizës politike.
“Unë shumë mbështetem në konstatimet strategjike që i bën Bashkimi Evropian. Pasi që konstatojmë që BE-ja është një cak i pashmangshëm, i vetmi cak që duhet ta kemi të gjithë ne politikanët dhe të gjitha sistemet në Ballkan, atëherë fjalët e tyre, kur thanë që viti 2025 ka qenë vit i humbur, mua personalisht më kanë prekur, sepse nuk po dëshiroj që ne si institucione të kemi vite të humbura për shkak të krizave politike. Prandaj, ta shmangim konstatimin e radhës që edhe viti 2026 të konsiderohet vit i humbur.”, ka deklaruar ai.
Ai u bëri apel partive që t’i lënë mënjanë përplasjet dhe të hyjnë në bashkëpunim, duke vlerësuar se mosformimi i institucioneve nuk do të kishte asnjë justifikim.
“Po të them të vërtetën, nëse nuk ka zgjidhje tani, atëherë me të vërtetë ne politikanëve po na duhet një ligj i veçantë, një komision i veçantë, ku psikiatri duhet me qenë kryesues i komisionit. Me të vërtetë nuk ka një shpjegim tjetër, sepse kjo për mua do të ishte personalisht një dështim i sistemit në të cilin besoj tash e 20 vjet.”, ka thënë Rashiq.
Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus është përmbysur [...]Read More...
Protestuesja me fëmijë që u bë virale ditë më parë, është rikthyer sërish në sheshin e protestës dhe këtë herë…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon me…
Tensionet në protestën e qytetarëve ka arritur kulmin e vet pas përplasjeve me policinë para Kuvendit [...] Read More... The…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një mesazh që, sipas tij, po shpërndahet në grupet e WhatsApp-it të protestuesve.…
Mes lotësh një protestues ka bërë thirrjen për lirimin e 6 qytetarëve të shoqëruar. I ulur këmbëkryq, ai pohoi se…