Categories: Uncategorized

Ky grup gjaku është me pak i rrezikuar nga koronavirusi

Studiuesit në Kinë vlerësuan analizat e 2,173 personave që ishin diagnostikuar me koronavirus, përfshirë 206 persona që vdiqën nga virusi, në tre spitalet në Hubei.

Akademikët i krahasuan këto të dhëna me 3,694 persona jo të infektuar nga vendi.

Të lidhura

None found

Një total prej 1,775 personash që rezultuan pozitiv për COVID-19, që ishin të shtruar në Spitalin Wuhan Jinyintan, përqindja e personave më shumë të prekur i përkisnin grupit të gjakut të tipit “A”.

Ata zbuluan se pacientët me grupin e gjakut “A” priren të shfaqnin simptoma më të rënda.

Por megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar pasi bëhet fjalë për një studim paraprak, i cili do të duhet që të zhvillohet edhe më shumë.

“Pacientët e infektuar nga Sars-CoV-2 me grupin e gjakut “A” mund të kenë nevojë për mbikëqyrje më vigjilente nga mjekët dhe trajtim më agresiv”, tha njëri nga studiuesit.

Në të kundërt, grupi i gjakut “O” kishte një rrezik dukshëm më të ulët për sëmundjen infektive në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

Nga 206 pacientë që kishin vdekur nga Covid-19 në Wuhan, 85 kishin gjak të grupit “A”, i cili e kishte vdekshmërinë 63 % më shumë se sa tipi “O”.

Numri më i vogël i pacientëve ishin ata me grupin e gjakut AB, të cilët shënuan vetëm 10 përqind.

“Nëse jeni tipi “A”, nuk ka nevojë të jeni në panik. Nuk do të thotë që ju do të infektoheni 100 %. Nëse jeni tipi “O”, nuk do të thotë që të jeni plotësisht i sigurt. Ju ende duhet të lani duart, dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet”, tha një tjetër nga grupi i studiuesve.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe janë infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503.

Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 55 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

të fundit

Balde drejt largimit nga Barcelona? United, Chelsea dhe Juventusi në ndjekje

Barcelona po përgatitet të ndahet nga Alejandro Balde gjatë afatit kalimtar të janarit, me Manchester Unitedin, Chelsean dhe Juventusin që…

5 minutes ago

Barcelona opens legal battle against Florentino Perez and demands public retraction of accusations

Barcelona dhe presidenti i Real Madridit , Florentino Perez, do të zhvillojnë një takim kyç këtë të mërkurë, më 25…

11 minutes ago

Car bomb explosion in Colombia injures 12 and causes major damage to public buildings

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Villavicencios në Kolumbi, ku një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer…

12 minutes ago

Francisco Peña, brother of Paraguay’s former president, arrested after Ueno Bank collapse; suspected of laundering $3 million

Skandali financiar që ka tronditur Paraguain merr përmasa të reja. Policia ka arrestuar Francisco Peña, vëllain e ish-presidentit të vendit,…

12 minutes ago

Intimate photos of Gisèle Pelicot used to promote a book: “I am humiliated again

Një tjetër skandal ka shpërthyer në Francë, ku Gisèle Pelicot, gruaja që u kthye në simbol të luftës kundër dhunës…

12 minutes ago

Four people arrested in Tirana for carrying firearms in an armored car, including two military personnel and a Republican Guard employee

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të…

12 minutes ago