Categories: Uncategorized

Ky është shqiptari që humbi betejën me koronavirusin në Itali, bashkëshortja bën dedikimin prekës

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën si pasojë e koroanvirusit. Bëhet fjalë për emigrantin në Itali Adrian Hushën i cili nuk mundi t’i mbijetojë CoVid-19 që e infektoi. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij në Anila Husha në rrjetet sociale ku ka shkruar edhe një dedikim prekës për të.”

Të dashur miq, të afërm dhe kolegë, me dhimbje të jashtëzakonshme ju komunikoj se Covid-19 na bëri të humbim burrin tim Adrian para kohe. Ai ishte një burrë dhe baba i dashur, bir dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë njerëz, një i afërm gjithnjë i pranishëm, një koleg i ndershëm dhe i çmuar.

Të lidhura

None found

Për mua ai ishte një burrë, partner, vëlla, mik, i cili ishte pranë meje për 33 vjet i lumtur me fëmijët tanë të dashur Klevis dhe Davide. Do të kisha dashur të ndaja një udhëtim të gjatë 33-vjeçar së bashku me këmbënguljen e tij, vendosmërinë, vullnetin, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin jetësor që do të vazhdojë të na mbështesë, në kujtesën e tij, duke brohoritur ditët tona.

Vdekja e tij e papritur dhe e shpejtë lë një boshllëk të madh midis të gjithë atyre që e donin. Kujtimi i tij do të jetë gjithnjë i gjallë në tonën dhe shpirtin e tyre.

Faleminderit të gjithë ju miqve, kolegëve dhe të afërmve që më keni treguar me shumë dashuri dhe solidaritet dhe më keni përkrahur në këto ditë të vështira të fundit ❤.” shkruan Anila Husha.

Sipas të dhënave të fundit të dhëna nga Mbrojtja Civile në Itali, numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, 3 651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa dy ditë më parë kanë qenë 4 401.

Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë por më i ulët se dy ditë më parë, dje u regjistruan 889 viktima, ndërsa pardje ishin 969. Të shëruarit janë trefishuar, 1 434 persona kanë lënë spitalet vetëm dje, ndërsa pardje kanë qenë 589. Ndërsa numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.

të fundit

Tahiri seeks acquittal as Supreme Court to review case on December 10

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili…

3 seconds ago

Thick smoke blankets the outskirts of Elbasan, raising concerns about pollution in Bradashesh

Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…

32 seconds ago

Tahiri kërkon të shpallet i pafajshëm, Gjykata e Lartë do ta shqyrtojë çështjen më 10 dhjetor

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili…

11 minutes ago

VLEN kërkon kalimin e kontratave të përkohshme në punësim të përhershëm, BDI paralajmëron rrezikun e favorizimeve partiake

VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë…

23 minutes ago

Ahmeti zhvilloi takim me të Dërguarin e Hungarisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…

25 minutes ago

Kurti: Ligji për Byronë u vonua mbi tre vjet e gjysmë, por synimi ynë vazhdon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…

26 minutes ago