Rezistenca iraniane ka ekspozuar të shkuarën e agjentit Eshsan Bidi, të cilin autoritetet shqiptare po bëhen gati ta dëbojnë.
“Në 21 janar, televizioni Top Channel raportoi se njësitë e anti-terrorit në vend ishte aktivizuar pas eleminimit të Qassem Soilemanit. Zyrtarë të anti terrorit dhe emigracionit ishin gati të dëbonin një agjent të inteligjencës së regjimit Iranian, të quajtur Eshsan Bidi, dhe se ai do të mbahej në një vend të sigurtë derisa të përfundonte procedura administrative e dëbimit” thuhet në deklaratë.
“Rezistenca Iraniane e ka ekspozuar aktivitetin e shkuar të Bidit dhe shërbimit e tij ndaj mullahëve përmes një serie deklaratash të mëhershme në 2 dhjetor 2013, 20 janar 2014, 26 shkurt 2014, 1 dhjetor 2014, dhe 13 shkurt 2018”, vazhdon dokumenti që sqaron me detaje lëvizjet e këtij agjenti, të cilit i është refuzuar leja e qëndrimit në vendin tonë, shkruan Gazeta SHQIP.
“ Sipas një deklarate të publikuar në 2 dhjetor 2013 e 19 prill 2012, Bidi iu vetëdorëzua forcave irakiane dhe shkoi në hotelin Mohajer i cili kontrollohet nga elementë të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sirugisë ( Mois) dhe forcave terroriste Kuds.
Në mesin e viteve 2012, Bidi shkoi në Turqi duke përdorur një pasaportë të rreme. Autoritetet egjiptiane e arrestuan. Gjatë kohës që ishte në burg në Egjipt, ai ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e regjimit Iranian në atë vend. Shërbimet e inteligjencës u përpoqën ta çonin Bidin në Austri, Finlandë e Danimarkë, por këto vende refuzuan ta pranonin, dhe ai u kthye në Irak. Duke përdorur një pasaportë iraniane të siguruar nga MOIS, u dërgua sërish në Turqi e prej andej na Rumani dhe në fund, në Shqipëri.
Numri i pasaportës është 16359072 dhe është lëshuar në 27 janar 2013. Përpara kësaj, rezistenca iraniane kishte bërë vazhdimisht thirrje për mbylljen e qendrave të të spiunazhit dhe terrorizmit të regjimit të klerikëve, si dhe për dëbimin e agjentëve dhe mercenarëve të MOIS dhe forcës terroriste Kuds nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane.
Ndërsa regjimi i klerikëve përballet me krizën e përmbysjes dhe i është kthyer terrorizmit më shumë se kurrë ndonjëherë, mbyllja e këtyre qendrave dhe dëbimi i agjentëve të tij është e domosdoshme për sigurinë e vendeve ku ato ndodhen dhe të refugjatëve e disidentëve iranianë”, thuhet në deklaratën e NCRI, këshilli kombëtar i rezistencës në Iran.
Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…
Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…
Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…
Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…
Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…
FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…