Categories: Uncategorized

Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për Maqedoninë e Veriut?

Sipas parashikimeve, edhe në dy javët e ardhshme nuk do të ketë pushime në plazhet e Greqisë.

Bashkimi Evropian duhet ta azhurnojë të ashtuquajturën Listë të bardhë deri nesër, por parametrat që i kërkojnë tregojnë se Maqedonia nuk do të jetë përsëri në të.

Të lidhura

None found

Konkretisht, BE kërkon që secili vend jo anëtar të ketë deri në 20 raste të reja me Covid në dy javët e fundit- 19 për 100.000 banorë kurse vendin tonë ai numër është nga 400 në 2 milion banorë.

Për pushim në det do të presim, por në ndërkohë, prej sot katër persona do të mund të ulen në kafene edhe nëse nuk janë anëtar të familjes, pasi u shfuqizua protokolli.

Por, kjo nuk mjafton që të kthehet normaliteti në objektet gastronomike. Nga Oda e Gastronomëve nuk heqin dorë nga kërkesa që Qeveria të miratojë protokoll për organizimin e festave, siç janë dasmat dhe ahengjet tjera familjare.

Jemi dëshmitarë që edhe këtë fundjavë edhe javët e kaluar ka ahengje të ndryshme, bëhen në mënyrë siç nuk duhet të bëhen. Apeli jonë ishte edhe për Komisioni dhe për organet përkatëse se më mirë është të japin protokolle, sa do të jenë restriktive do të shohim në bazë të parametrave shëndetësor”-tha Martin Angellovski- Oda e gastronomëve.

Propozimi i Qeverisë për shfuqizimin e protokollit për objektet gastronomike erdhi nga Komisioni i sëmundjeve infektive për zbutjen e pasojave ekonomike. Por, nga Komisioni për Alsat thonë se ende nuk mendohet për protokolle të reja për dasmat.

të fundit

Anglia kalon në çerekfinale pas thrillerit në “Azteca”, Meksika mposhtet 3-2 dhe Bellingham shkëlqen

Anglia ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Meksikës në stadiumin ikonik“Azteca”.…

38 minutes ago

Niklas Sule lë pas pensionimin nga elita dhe firmos me SV Tiefenbach: Dua ta shijoj futbollin ndryshe

Edhe pse në fillim të muajit maj kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist, Niklas Sule nuk i ka varur ende…

1 hour ago

Ancelotti shpjegon mungesën e Viniciusit te penalltitë: Nuk ishte pjesë e listës së përzgjedhur

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar vendimin e tij për gjuajtësit e penalltive, duke konfirmuar se Vinícius Junior nuk…

2 hours ago

Haaland pas suksesit historik: Nata më e çmendur që ka përjetuar ndonjëherë Norvegjia

Erling Haaland ka reaguar pas fitores së madhe 2-1 të Norvegjisë ndaj Brazilit në 1/8 e finales së Kupës së…

2 hours ago

Neymar i jep fund rrugëtimit me Brazilin, mbyllet një kapitull historik

Superylli brazilian Neymar ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme me…

3 hours ago

Rudi Garcia kritikon FIFA-n: Vendimi për Balogun krijon një precedent të rrezikshëm në futboll

Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, ka reaguar ashpër ndaj FIFA-s pas vendimit për të lejuar Folarin Balogun të luajë në…

4 hours ago