Në dy javët e fundit në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë vaksinuar 576 banorë nga gjashtë komuna në rajonin e Tetovës në kategorinë e qytetarëve mbi moshën 77 vjeç.
Kryesisht ishin caktuar 80 vaksinime në ditë, ndërsa mesatarisht rreth 60 deri në 70 persona e shfrytëzuan rastin për t’u vaksinuar.
None found
“Që nga 2 prilli kur filloi vaksinimi në pikën e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Tetovë deri më sot në orën 12, vaksinën e kanë marrë 576 persona në kategorinë mbi moshën 77 vjeç. Pas marrjes së vaksinave, nuk kishte asnjë problem tek personat”, informoi Drita Ziberi nga pika e vaksinimit.
Prej sot, janë caktuar takime për vaksinimin e personave që janë mbi moshën 75 vjeç e më të ri. Vaksinimi bëhet nga e hëna në të premte, sipas “Termini Im”.
“Prej sot kemi termine për ndërrimin e dytë, pra deri në ora 18:40. Nëse fillon vaksinimi masiv dhe do të funksionojë edhe gjatë fundjavës”, informon Borisllav Jorgakieski, drejtor i Qendrës Shëndetësore në Tetovë
Në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, janë dorëzuar vaksina nga kompania “AstraZeneca”.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…