Categories: Uncategorized

Koronavirus dhe tërmet, çfarë kanë kërkuar më shumë në Google shqiptarët?

Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre është interesante ajo që ka ndodhur me atë çka ata kërkojnë në internet, ku kanë liri të plotë.internet

Nëse sheh se cilat janë kërkimet më të zakonshme në google, në 12 muajt e fundit, statistikat e google tregojnë se shqiptarët kanë kërkuar pafund për koronavirusin që është fjala kyçe e përdorur në ditët e fundit. Kjo do të thotë që fjala është futur për kërkim aq shpesh sa ka tejkaluar edhe “google translate” që mbante rekordin pak kohë më parë si fjala më e klikuar apo tërmetin si fjalë tjetër kyçe.

Të lidhura

None found

Në totalin e 12 muajve të fundit (nga prilli i kaluar deri më tani) fjalët që janë klikuar më shumë janë koronavirus, bet365mx, lux777, koronavirus update (të dhënat më të fundit për koronavirus) dhe “earthquake” apo tërmeti. Siç mund të shihet dy prej fjalëve më të klikuara u përkasin faqeve të basteve sportive online.

Por çka ndodhur me kërkimet në google në 30 ditët e fundit? Të dhënat e google tregojnë se në krye të kërkimit është “leje për dalje”. Së fundmi nga qeveria janë marrë masa për dalje të kontolluara të qytetarëve në fasha orare të përcaktuara. Po kështu për të dalë duhet të sigurohet autorizim nga e-albania ose nga policia. Pikërisht vendosja e këtyre mekanizmave të kontrollit ka bërë që në harkun e një muaji kërkimi kryesor në internet të jetë ai sesi të sigurohet një lejë për dalje. Fjala e dytë me të cilën është kërkuar më shumë në google në 30 ditët e fundit është “shqipëriaqëduam.al”.

Rritja e klikimeve për këtë ëeb duket se lidhet me nismën direkte të Kryeministrit që në datë 24 mars vendosi që të gjithë qytetarët që donin të komunikonin me të të shkruanin pikërisht në këtë platformë. Covid-19 është fjala e tretë kyçe ndërsa e katërta është vlerësimi i popullatës dhe e pesta sërish lidhet me lejet për dalje por këtë herë duke i shoqëruar me fjalën tjetër e-albania.

Nëse kalojmë tek ajo se çfarë kanë kërkuar shqiptarët në kanalin tjetër Youtube rezulton një alternativë e gjerë nga serialet turke si Ertogruli tek recetat dhe specifikisht sesi bëhet pica. Monitor

të fundit

DPHM Warns of Heat Wave in Macedonia Over the Next 10 Days, Temperatures to Exceed 40 Degrees

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, gjatë fundjavës së zgjatur dhe deri në fund të javës…

51 seconds ago

Mickoski Responds to Filipçe: Inflation Was 3.4% in June 2026, Compared with 14.7% in June 2022

Kryeministri Hristijan Mickoski paraqiti të dhëna krahasuese ekonomike, duke theksuar se rritja e BPV-së dhe rritja e pensioneve janë trefish…

1 minute ago

Shehaj: Rama Sought My Arrest, but SPAK Is Not Under His Control; A Scorching Summer Awaits the Corrupt

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas konfirmimit nga kreu i SPAK Klodian Braho se PS e ka…

3 minutes ago

U ble për mbi 100 milionë funte dhe mungoi në ekip, Jack Grealish sqaron arsyen dhe hedh poshtë zërat

Jack Grealish ka mohuar pretendimet se është lënë jashtë turneut parasezonal të Manchester Cityt nga trajneri Enzo Maresca.Sulmuesi anglez nuk…

3 minutes ago

Former judicial police officer sentenced to 2 years and 8 months in prison for revealing investigation into Elvis Doçi’s group

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka marrë vendimin dhe ka shpallur fajtor ish-oficerin e policisë…

4 minutes ago

SASPAC Case: GJKKO Releases Ermal Kurtulaj from Prison and Places Him Under House Arrest

GJKKO këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka liruar nga qelia Ermal Kurtulaj. Atij i është zbutur masa e…

4 minutes ago