showbiz

Vendi i parë/ Nga Nuredin Dumani te Bora dhe Donaldi, këto janë personazhet me të kërkuar nga shqiptarët për muajin maj

Trekëndëshi Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë kryefjalë e mediave dhe gëzon interes të madh te njerëzit duke qenë më e klikuara e muajit maj në Google.

Në fund të çdo muaji dhe viti Google, motori më i madh i kërkimit në Internet, nxjerr disa bilance sa i përket emrave, temave, lajmet etj. më të klikuara.

Të lidhura

None found

Esmeralda Kaziu, eksperte e IT, e ftuar në “Shqipëria Live” zbuloi 5 lajmet më të klikuara në vendin tonë gjatë muajit që lamë pas. Bashkimi Bora-Donald dhe reagimi i Beatrix, presidenti i ri i Shqipërië, shtatzënia e Ilda Bejlerit, Dubai Porta Potty dhe arrestimi i Nuredin Dumanit janë 5 ngjarjet më të klikuara. Po ashtu edhe videoja e vajzës nga Librazhdi dhe mungesa e Donaldit në dasmën e Ilir Shaqirit.

“Ditët e fundit ngjarja më e klikuar ka qenë zgjedhja e presidentit dhe emri i presidentit Bajram Begaj. Ai është kërkuar me emrin e tij dhe postin përkatës që ka marrë së fundmi. Një nga çështjet më të klikuara dhe që ka interes të madh sipas raportit rankues të Google është trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix. Edhe këtë muaj janë në vendin e parë më të klikuar, ku Bora dhe Donaldi flitet se janë ribashkuar dhe reagimi i Beatrix ka marrë shumë vëmendje. Treshja ka marrë miliona klikime nga të gjitha lajmet për secilin prej tyre. Donaldi për 2021 ka qenë ndër më të klikuarit në Google. Një ngjarje tjetër që ka patur interes është Dubai Porta Potty. Shtatzënia e Ilda Bejlerit po ashtu po klikohet shumë. Ajo po e shijon në privatësi shtatzëninë e saj dhe ka patur goxha klikime. Renditet në 5 më të klikuarat. “Ilda Bejleri shtatzënia, “Biznesi i Ilda Bejlerit”, janë disa nga togfajlëshat më të përdorur. Një ngjarje tjetër ka qenë arrestimi i Nuredin Dumanit. Po ashtu në Top 5 në Shqipëri. Mund të përmendim edhe videon e nuses nga Librazhdi. Ka qenë edhe dasma e Ilirit dhe raporti i tij me Donaldit dhe mungesa e Donaldit në dasmën e Ilirit.”- tha Kaziu.

Sa i përket ngjarjeve në botë fronin e mban gjyqi Depp-Heard, ndjekur nga ndarje Pique-Shakira dhe Elon Musk.

“Në botë padyshim më i klikuari ka qenë gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Kjo çështje ka patur një interesa goxha të lartë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë. Tashmë Gjykata e dha vendimin duke nxjerrë fitues Johnnyn. Në prill kryesisht është kërkuar me emrin e Amber, e cila ka regjistruar rreth 55.6 milion klikime në Google. Edhe ndarja e Shakirës me Pique ka marrë shumë klikime. Një ndër 5 ngjarjet më të klikuara në botë është edhe lajmi për Elon Musk që thuhet se ka dashur të shkurtoj 10% të vendeve të punës.”- zbuloi ekspertja e IT.

të fundit

Currency exchange on November 17: Buying and selling rates for the dollar and euro, and what’s happening with other currencies

Këtë të martë, një dollar amerikan, blihet për 81.8 lekë dhe shitet për 83 lekë. Euro, blihet me 90.4 lekë…

7 minutes ago

Forensic medicine expert: Jeffrey Epstein may have been killed in his prison cell

Rrethana të reja kanë rikthyer në vëmendje vdekjen e Jeffrey Epstein, pasi një patolog mjeko-ligjor pretendon se financieri amerikan nuk…

7 minutes ago

Trump, Putin and Xi face five challenges that could reshape the global order

Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping pritet të takohen të enjten në Kinë,…

8 minutes ago

Albanian pensions reach only 19% of the EU’s purchasing power, taking more than 100 years to equalize

Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025,…

8 minutes ago

Japoni-Rusi, dy avionë të dyshuar rusë futen në hapësirën ajrore japoneze

Tensione të reja janë regjistruar në marrëdhëniet mes Japonisë dhe Rusisë, pasi Tokio ka denoncuar shkeljen e dyshuar të hapësirës…

8 minutes ago

Israel, investigation sought into Netanyahu staff’s involvement in arrests during elections

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me kërkesa për hetim, pas akuzave se një anëtar i stafit të tij ka…

8 minutes ago