Categories: Uncategorized

Kompanitë e basteve nuk do të lejohen në fanellat e ekipeve të La Ligas, preken 8 ekipe

Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshëm, vendim ky që do të ndikojë direkt në tetë klube të elitës së futbollit spanjoll.

Këto detaje janë zbuluar të enjten në një raport të publikuar nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, sipas së cilës ministri spanjoll i çështjeve të konsumatorit, Alberto Garzon, ka planifikuar një projektligj për forcimin e rregullave të sponsorimit dhe ekspozimit të kompanive të basteve në Spanjë.

Të lidhura

None found

Ky projekt pritet të futet në fuqi për edicionin e ardhshëm dhe do të ketë ndikim direkt në La Liga, ku ekipet nuk do të lejohen që të ekspozojnë reklamat e kompanive të basteve nëpër fanella.

Valencia, Alaves, Leganes, Granada, Mallorca, Sevilla, Osasuna dhe Levante janë tetë skuadrat nga La Liga që kompanitë e basteve i kanë sponsorë kryesorë të fanellave.

“Prej edicionit të ardhshëm nëpër fanellat e skuadrave të La Ligas nuk do të lejohet reklamimi i kompanive të basteve. Me vendimin e ri që do të futet në fuqi, kompanive të basteve do t’u ndalohet sponsorimi i skuadrave elitare në çfarëdo mënyre. Aktualisht pothuajse gjysma e skuadrave në La Liga si sponsorë kryesorë të fanellave i kanë kompanitë e basteve”, ka shkruar “El Pais”.

Pas këtij vendimi që së shpejti do të zyrtarizohet, do të pasojë edhe miratimi i ligjeve për “Dekretin Mbretëror për Reklamim në Spanjë” – një projektligj federal që lejon një “dritare reklamimi prej katër orëve (01:00 – 05:00) të mëngjesit” për kompanitë e licencuara të lojtarëve të fatit. Kjo do të thotë se ato nuk do të mund të kenë asnjë ekspozim tjetër jashtë afatit prej katër orëve që do t’i konfirmohet.

Dekreti i ri, jo vetëm që do të ndalojë çdo kompani të basteve të paraqitet si sponsor nëpër fanellat e ekipeve nga La Liga, por nuk do të lejojë as sponsorimin e emrave të stadiumeve apo ndonjë aspekt tjetër të sponsorizimit të skuadrave. Ministri Garzon tashmë ka azhurnuar formulimin fillestar të këtij dekreti për të vërtetuar se “sponsorizimi në fanellat sportive nuk do të jetë i pranueshëm” brenda Spanjës.

Skuadrat spanjolle që varen nga sponsorimi i kompanive të basteve nuk e kanë pritur mirë këtë projektligj që pritet të miratohet para fillimit të edicionit 2020/21.

të fundit

Emiljano Çela flet pas largimit të beftë nga stoli i Pogradecit

Emiljano ÇelaNdërsa Pogradeci vinte pas fitores me Besëlidhjen në javën e 10-të të Kategorisë së Parë, pak ditë më vonë,…

6 seconds ago

“Duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi”/ Samiti APEC, Xi Jinping: Duhet të punojmë në mënyrë të qëndrueshme

Sytë e gjithë botës janë kthyer nga Shenzheni i Kinës, aty ku po zhvillohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme…

26 seconds ago

iPhone me lëkurë krokodili rozë dhe çmim që kalon 14 mijë euro: Koleksioni i Caviar frymëzuar nga GTA VI

Koleksioni “Most Wanted” përfshin telefona të personalizuar dhe syze inteligjente, me ngjyra neoni, titan dhe veshje ari. Modeli rozë i…

2 minutes ago

Hetimi amerikan zbulon rrezikun: Chatbotët mund të përdoren për organizimin e sulmeve

Një raport i Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare të SHBA-së evidenton mangësi në mbrojtjet e katër platformave të mëdha të inteligjencës…

3 minutes ago

Një avari, pasoja në mbarë botën: Varësia që po e bën më të brishtë internetin

Sulmet ndaj furnizuesve dhe ndërprerjet në platformat e mëdha kanë nxjerrë në pah përqendrimin e infrastrukturës digjitale te pak kompani.…

4 minutes ago

Rasti Jensen Huang dëshmon pse natyra njerëzore mbetet pika më e cenueshme e sigurisë kibernetike

Fundi i drejtimit të Jensen Huangut në Nvidia është plot ironi. Drejtori ekzekutiv i një kompanie, rritja e së cilës…

6 minutes ago