Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan ka hedhur akuza të forta ndaj Armenisë pas luftës që ka nisur me Azerbajxhanin.
Turqia mbështet këtë të fundit në konfliktin më të ri në Kaukaz duke kërcënuar madje Armeninë, shkruan albeu.com.
None found
Në fjalën e tij të mbajtur në Stamboll tha se “ka ardhur koha e dhënies së llogarisë nga Armenia” duke theksuar se armënet duhet të tërhiqen nga zona e pushtuar e Nagorno Karabakh-ut, i cii është territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
“Ka ardhur koha që Armenia të japë llogari. Armenët duhet të tërhiqen nga zonat që kanë pushtuar në Nagorno Karabakh, i cili është territor i Azerbajxhanit. Deri më tani, treshja e Minskut, konkretsht Rusia, Franca dhe SHBA-të nuk kanë zgjidhur asgjë këto 30 vite”, u shpreh Erdogan duke mbështetur veprimet e ushtrisë së Azerbajxhanit në Nagorno Karabakh.
Azerbajxhani dhe Armenia janë duke u përballur ushtarakisht në rajonin e Nagorno Karabakh-ut. Territori është i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por banohet nga armenë etnikë. Në fillim të viteve ’90, forcat separatiste lokale në bashkëpunim me ushtrinë e Armenisë morën kontrollin e zonës duke larguar prej aty ushtrinë azere. /albeu.com
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…