Categories: Uncategorized

KMSH i bën thirrje besimtarëve: Faluni në shtëpi

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka nxjerrë një njoftim ku i bën thirrje besimtarëve që të ndjekin ritualet fetare nga banesat e tyre në mënyrë që të mos përhapin koronavirusin.

Njoftimi i Plotë

Të lidhura

None found

Të nderuar besimtarë dhe besimtare!
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin dhe përmasat mbarëbotërore që ka marrë epidemia e virusit COVID-19.
Feja Islame i jep rëndësi të madhe shenjtërisë së jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj.

Në rastet e shpërthimit të epidemive, Profeti Muhamed (a.s.) na urdhëron që: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”. Pra, karantinimi dhe evitimi i të gjitha lëvizjeve të panevojshme është masa paraprake që duhet të merret në të tilla raste.

Feja Islame gjithashtu i jep një rëndësi të madhe higjienës personale dhe të ambientit ku jetojmë e punojmë, duke e konsideruar higjienën dhe pastërtinë si pjesë të besimit. Kjo është gjithashtu edhe si një nga masat e sugjeruara nga ekspertët për parandalimin e përhapjes së kësaj epidemie.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke vlerësuar situatën e paprecedentë të krijuar nga kjo epidemi, ka marrë disa masa të nevojshme për të mbrojtur qytetarët nga një infektim i mundshëm nga COVID-19.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon nga myftinitë e qyteteve marrjen e masave të mëposhtme:

1- Ngarkohen të gjithë myftinjtë dhe stafi i tyre të ndërmarrë fushata sensibilizuese për publikun dhe të inkurajojnë të gjithë besimtarët, kryesisht moshën e tretë dhe personat me sëmundje kronike që t’i kryejnë ritualet fetare në banesat e tyre.

2- Anullimi i tubimeve masive si ligjërata, kurse në xhami, aktivitete të ndryshme dhe sipas rrezikshmërisë në zonën tuaj të anullohet edhe falja e namazit të xhumasë.

3- Pesë kohët e namazit sugjerohet të falen në mënyrë jo të organizuar, ndërkohë ezani të thirret në mënyrë të rregullt në të gjitha xhamitë.

4- Zbatimi me rigorozitet i të gjitha sugjerimeve dhe këshillave të nxjerra nga autoritetet përkatëse në vendin tonë si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kërkojmë mirëkuptimin e besimtarëve në respektimin e masave të marra, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit është një obligim fetar për të gjithë besimtarët.

Pasi të marrim të gjitha masat e nevojshme, t’i lutemi Zotit me lutjen e Profetit Muhamed (a.s.): “O Zot më ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja, nga epidemia dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija.”

Lusim Zotin e Gjithmëshirshëm që kjo situatë të kalojë pa pasoja për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Këtë vendim e ka mbështetur edhe Kryeministri Rama i cili ka shkruar:

“KUR BIE EPIDEMIA AS MOS SHKO ATY KU KA RËNË AS MOS LËVIZ NËSE BIE ATY KU JE”, porosit Profeti Muhamet, paqja e Zotit qoftë mbi të🙏

🔴 RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT për KOMUNITETIN MUSLIMAN QË VENDOSI ANULLIMIN E FALJES SË NAMAZIT DHE TË ÇDO TUBIMI NËPËR XHAMI🙏

KY ËSHTË JO VETËM VENDIMI I DUHUR NË KOHËN E DUHUR, POR EDHE MESAZHI MË KUPTIMPLOTË QË KOMUNITETI MUSLIMAN MUND T’i JEPTE MBARË POPULLIT SHQIPTAR🙏

FALEMINDERIT🙏. /albeu.com/

të fundit

Jeton Sylaj kundërshton paraburgimin, Prokuroria evidenton gjashtë raste penale

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton…

9 minutes ago

Carrick dhe Fernandes takohen për të shuar tensionet në Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, dhe kapiteni Bruno Fernandes kanë zhvilluar një takim privat për të sqaruar mosmarrëveshjet e…

10 minutes ago

Erion Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit: Rrëmbim policor, nuk u njoha me aktin ligjor, nuk e kam dhënë pëlqimin dhe kundërshtova!

Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt paraburgimit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, të datës 28 tetor 2026, Veliaj…

16 minutes ago

Arteta jep alarmin para Liverpoolit: Rice, Calafiori dhe Madueke në dyshim

Arsenali është përballur me një lajm të keq para përballjes së rëndësishme me Liverpoolin në Ligën Premier, pasi trajneri Mikel…

22 minutes ago

Revolta studentore kundër qeverisë/ Rama: Do të rri në krye të detyrës deri në fund të kontratës që kam me qytetarët!

Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentore, duke deklaruar se do të qëndrojë në…

23 minutes ago

Kryeministri Rama: Do dyfishohen pensionet, ja kur hyn ligji në fuqi

Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara…

30 minutes ago