Policia britanike ka arrestuar një 19 vjeçar i përfshirë në prodhimin e kanabisit.
Brenda apartamentit së tijështë gjetur një sasi marihuane me vlerë 30 mijë paund.
None found
Klodian Nikoçi u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, teksa nuk kishte veçse një muaj që kishte mbërritur në Britani me kamion.
Shtetasi shqiptar, i cili u paraqit në Gjykatën e Suffolkut, u ndalua pasi u pa të ngjitej nga një dritare e pasme e pronës mbi një çati fqinje.
Kur policia hyri në banesën me dy dhoma, e gjeti njërën prej tyre të mbushur me pajisje për rritjen e bimës narkotike, duke përfshirë reflektorët, dritat e ventitalorët, ndërsa dhoma tjetër kishte 43 bimë të rritura kanabisi, secila nga tre deri në katër metra e lartë.
Prokurori Ian Devine tha se matësi i energjisë elektrike të banesës ishte manipuluar, për të lejuar fuqinë e pajisjeve të përdorura në kultivimin e bimëve, të cilat sipas tij ishin të rritura mjaftueshëm për përdorim.
“Bëhet fjalë për një vepër profesionistësh, padyshim”, është shprehur Devine. Ai shtoi se dëshmitë sugjerojnë që 19 vjeçari mund të ketë qenë “kopshtari”, roli i të cilit ishte të kujdesej për ujitjen e bimëve, dhe mirëmbajtjen e tyre. Ai raportohet të ketë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme përpara një muaji dhe është dërguar menjëherë në këtë adresë, ku duhet të ndiqte rritjen e kanabisit. Nikoçi vetë besohet të ketë fjetur në një shtrat kampingu brenda banesës.
Armir Boriçi Armir Boriçi ishte më i miri në fushë, në sfidën që Elbasani barazoi 1-1 me Vorën, në kuadër…
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…
Këngëtarja Blerina Matraku ka deklaruar në [...]Read More...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me deputeten e pavarur të…
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, deklaratë kjo…
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, të premten në mbrëmje mori…