Categories: Uncategorized

Kina pranon hetim ndërkombëtar për të gjetur burimin e koronavirusit

Kina është “e hapur” për bashkëpunimin ndërkombëtar për të identifikuar burimin e koronavirusit por çdo hetim duhet të jetë “pa ndërhyrje politike”, tha të dielën ministri i jashtëm i Kinës.

Wang Yi i’u përgjigj kritikave të cilat ai i quajti përpjekje të politikanëve amerikanë për të “fabrikuar thashethemet” mbi origjinën e patogjenit dhe “stigmatizimin e Kinës”. Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë kërkuar javët e fundit për një hetim mbi origjinën e pandemisë.

Të lidhura

None found

Presidenti Amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kanë akuzuar Kinën për mungesë transparence për këtë çështje dhe vazhdimisht shtynë teorinë se virusi rrjedh nga një laborator kinez i sigurisë maksimale. Shumica e shkencëtarëve besojnë se virusi nisi nga kafshët te njerëzit, ndoshta nga një treg që shiste kafshë ekzotike për mish në qytetin qendror kinez, Wuhan.

“Kina është e hapur për të punuar me bashkësinë shkencore ndërkombëtare për të gjetur burimin e virusit,” tha Wang në një konferencë shtypi në margjinën e seancës vjetore të parlamentit të Kinës. “Në të njëjtën kohë, ne besojmë se kjo duhet të jetë profesionale, e drejtë dhe konstruktive,” shtoi ai.

“Drejtësi do të thotë që procesi të jetë pa ndërhyrje politike, të respektojë sovranitetin e të gjitha vendeve dhe të kundërshtojë çdo prezumim të fajit.”

Organizata Botërore e Shëndetit gjithashtu i ka bërë thirrje Pekinit t’i ftojë ata të hulumtojnë burimin bashkë me Kinën duke propozuar që “përgjigja globale” ndaj COVID-19 duhet të vlerësohet vetëm kur pandemia të ketë përfunduar. Anëtarët e OBSH-së miratuan të martën një rezolutë në asamblenë e parë virtuale të trupit të Kombeve të Bashkuara për të shqyrtuar trajtimin ndërkombëtar të pandemisë.

të fundit

Atentat ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë, autorët e qëlluan para banesës së tij

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në zonën e Patisias,…

3 minutes ago

42 zjarre të regjistruara në hapësira të hapura në Maqedoni, pesë ende aktive

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 42 zjarre, nga të cilat pesë janë aktive, pesë janë nën…

5 minutes ago

Shpërthimi i Anak Krakatau paralizon fluturimet në Indonezi, mbi 2 mijë anulime

Shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau në Indonezi ka shkaktuar kaos në transportin ajror, duke lënë rreth 270 mijë pasagjerë të…

11 minutes ago

AfD triumfon në Saksoni-Anhalt, por pa shumicë absolute: dilemat për qeverinë dhe presioni ndaj Merz

AfD ka shënuar një fitore dërrmuese në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, duke marrë rreth 44% të votave dhe duke dyfishuar rezultatin…

11 minutes ago

Unaza e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro/ BIRN: Rruga është shembur plotësisht para se të vihej në punë! ARRSH tender të ri prej 1 milion eurosh për riparime

Unaza e Poshtme e Burrelit, një investim publik prej rreth 1.3 milionë eurosh, është shembur plotësisht përpara se të vihej…

12 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me…

15 minutes ago