Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 42 zjarre në vend. Prej tyre, pesë vazhdojnë të jenë aktive, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa 32 janë shuar.
None found
Të dhënat e përditësuara deri në orën 7:30 tregojnë se zjarre aktive janë raportuar pranë fshatrave Graçani dhe Nikishtan në Komunën e Gjorçe Petrovit. Aktiv është edhe zjarri në territorin e Kosovës, si dhe ai në zonën Ramno, pranë fshatit Brest në Komunën e Çuçer-Sandevës. Situata me zjarre aktive është raportuar gjithashtu në hapësirën mes fshatrave Burinec, Lokovë dhe Selcë, në rrethinën e Strugës, pranë fshatit Belicë në Komunën e Makedonski Brodit dhe pranë fshatit Miletinë në Komunën e Brvenicës.
Nën kontroll janë vatrat pranë fshatrave Knezhino dhe Dobrenoec, si dhe pranë fshatit Tajmishte në Komunën e Kërçovës. Në këtë gjendje janë edhe zjarri pranë fshatit Kopanicë në Komunën e Sarajit, zjarri në deponinë e qytetit në Dellçevë dhe ai mes fshatrave Rugjincë e Orah në Komunën e Nagoriçanës së Vjetër.
Gjatë mbrëmjes, ekipet kanë arritur të shuajnë 32 zjarre në lokacione të ndryshme të vendit./Telegrafi/
Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka folur për ambiciet e klubit dhe nëse është i shqetësuar për shkarkimin e tij.Katër…
Kryetari i Aleancës , Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova po përballet me krizë të rëndë energjetike, duke pretenduar se…
Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish protestën studentore gjatë një adresimi në platformat sociale me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo. Ai…
Dhoma me lagështi, rrjedhje uji dhe probleme me ngrohjen apo kushtet e shkëlqyera për studentët? Konvikti i rinovuar “Stiv Naumov”…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur këtë të shtunë nëse do të marrë pjesë në protestën kombëtare të…
Bashkimi i forcave politike shqiptare në atë që njihet si “Koalicioni Shqiptar” në Serbi për zgjedhjet e 25 tetorit paraqitet…