Categories: Uncategorized

Kina kërcënon SHBA me hakmarrje, pas njoftimit të Donald Trump

Donald Trump dëshiron që për shkak të marrëdhënieve të Pekinit me Hong-Kongun ta kufizojë statusin e privilegjuar ekonomik të ish-kolonisë britanike si dhe ta reduktojë numrin e studentëve kinezë që shkojnë në SHBA.

Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës. Shkak për këtë reagim të Pekinit ishte njoftimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të revokuar privilegjet ekonomike për ish-koloninë britanike të Hong-Kongut dhe për të kufizuar hyrjen e studentëve kinezë në SHBA për shkak të ligjit të planifikuar nga Kina për sigurinë në Hong Kong.

Të lidhura

None found

Ende nuk ka masa konkrete

“Çdo fjalë dhe veprim që dëmton interesat e Kinës do të hasë në kundërmasa nga pala kineze,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian në Pekin. Veprimet e Uashingtonit përfaqësojnë “ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Kinës” dhe minojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, tha zëdhënës. Sidoqoftë tani për tani nuk dihet se çfarë kundërmasash specifike mund të marrë Pekini.

Frikë nga një ndikim i fuqishëm i Pekinit

Parlamenti rajonal i Hong-Kongut që është besnik i Pekinit miratoi të enjten (28.05) planet e qeverisë qendrore kineze për një ligj të diskutueshëm për sigurinë për metropolin financiar. Ky ligj parashikon ndëshkime për përkje për “shkëputje”, “përmbysje”, “terrorizëm” dhe “rrezikimin e sigurisë kombëtare” dhe i mundëson shërbimit qendror kinez të sigurisë që të vendoset dhe të veprojë hapur në Hong Kong.

Kritikët kanë frikë se ligji i ri do t’i japë qeverisë së Pekinit akses më të madh në Hong Kong dhe do të çojë në humbjen e lirisë që shijon ish-kolonia britanike pas rikthimit të saj tek Kina në vitin 1997. Sipas ligjit të ri për sigurinë policia dhe shërbimet sekrete kineze mund të vendosen Hong-Kong që gëzon statusin e zonës së veçantë administrative dhe të kenë aty fuqi të gjera. Kjo është arsyeja pse protestat kundër qeverisë kineze, që paralizuan jetën për muaj me radhë gjatë vitit të kaluar, janë ndezur përsëri në Hong Kong.

Fundi i “trajtimit special” për Hong Kongun

Presidenti Trump njoftoi të premten (29.05) se shumë shtetasve kinezë do t’u ndalohet të hyjnë në SHBA dhe se do t’i kërkojë qeverisë amerikane që t’i japë fund politikës që “i jep Hong Kongut një trajtim të ndryshëm dhe të veçantë”. Ndër të tjera qeveria amerikane do të fillojë t’i anulojë të drejtat e veçanta që gëzon Hong Kongu, p.sh. në sektorin e doganave. Duke iu referuar spiunazhit industrial nga ana e Republikës Popullore të Kinës në Shtetet e Bashkuara Trumpi tha po ashtu se studentëve kinezë që “paraqesin rrezik të mundshëm sigurie” do t’u pezullohen vizat për SHBA.

DW

të fundit

Arjeta Roshaj në paraburgim 30 ditë, zbardhet deklarata e saj për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për…

2 minutes ago

30 ditë paraburgim për Arjeta Roshajn, e dyshuar për vrasjen e ndodhur në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i caktoi masën e paraburgimit 30 ditë, Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më…

2 minutes ago

Para prezantimit të Liridon Latifit, FC Qyzyljar shkarkon trajnerin Milich Churchic

Liridon Latifi kur ishte pjesë e ekipit të TiranësSiç është raportuar disa javë më parë nga “Newsport [...]Read More...

9 minutes ago

Burgim i përjetshëm për Altin Kukën, Gjykata e Fierit jep vendimin për vrasjen e dyfishtë në Kurjan

Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurjan më 10…

13 minutes ago

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës pezullon për pak minuta seancën në Kuvend, Balla kërkon ndërprerje

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për disa minuta pas raportimeve për një aksident të rëndë të ndodhur…

14 minutes ago

Arsovski: Votimi elektronik duhet t’u mundësohet edhe qytetarëve që jetojnë në vend

Analisti Petar Arsovski thotë se ideja për votim elektronik duhet të ndahet nga motivi politik dhe ai shtetëror."Duhet ta ndajmë…

18 minutes ago