Një i ri është arrestuar nga Policia në Tiranë.
21 vjeçari ka rënë në prangat e Policisë në operacionin e koduar “Nargjile”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
None found
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, u shpall në kërkim shtetasi S. J. dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi shtetasi L. R.
Sipas policisë, arrestimi i shtetasit E. Ç. u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: një sasi 21 kg qese ambalazh, e dyshuar e falsifikuar, logo, markë e patentë nga subjekte të paautorizuara (të paregjistruara nga markat dhe patentat), 370 kova plastike me produkte akcize nargjile, e gatshme për t’u hedhur në treg, 33 shishe me kimikate përzierësish dhe aromatizues të ndryshëm, një kovë me 15 kg produkt nargjile i papërzier, 12.000 pipza për nargjile, 64 komplete (aparate) për të konsumuar nargjile, aparate përzierjeje dhe përpunimi nargjile, disa dokumente dhe një automjet.
Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri nga pika të ndryshme kufitare, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor. Ky operator, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për…
Gjykata Themelore në Ferizaj i caktoi masën e paraburgimit 30 ditë, Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më…
Liridon Latifi kur ishte pjesë e ekipit të TiranësSiç është raportuar disa javë më parë nga “Newsport [...]Read More...
Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurjan më 10…
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për disa minuta pas raportimeve për një aksident të rëndë të ndodhur…
Analisti Petar Arsovski thotë se ideja për votim elektronik duhet të ndahet nga motivi politik dhe ai shtetëror."Duhet ta ndajmë…