Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot katër raste të reja, duke shkuar kështu në 59 numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.
Po ditën e sotme, u konfirmua viktima e dytë. Bëhet fjalë për një 66 vjeçar i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
None found
Sipas të dhënave, viktima vinte nga qyteti i Lushnjës, ku teksa qëndronte i shtruar në spital është vizituar nga një i afërmi i tij i cili më herët ka qenë në Itali.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se 30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv, tre prej të cilave në terapi intensive.
Prej të prekurve, 9 i përkasin stafit spitalor si mjekë e infermjerë, të cilët janë vetëizoluar në shtëpi.
Ministria u ben apel qytetarëve të zbatojnë masat e izolimit social dhe te qendrojne ne shtepi si dhe të mos shkojnë në spital për shqetesimet që kanë por të telefonojnë 127.
Ndërkohë, ministria shton se tamponin apo analizën ndaj koronavirusit do e bëjnë vetëm ata të cilët shfaqin shenja të pandemisë apo më të moshuarit. /albeu.com
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…
Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…
Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…