Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur ta nisë pikërish me një mesazh për të gjithë mjekët dhe infermierët e infektivit, tashmë të kthyer në një karantinë.
Kryedemokrati i quan ata heronj që po rrezikojnë jetën dhe familjarët e tyre për të dalë fitues në këtë betejë me armikun e “paftuar”.
None found
“Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!
Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj! Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Basha
Nevil DedeEgnatia u mposht nga Dinamo, në ndeshjen e vlefshme të javës së 8-të të Superiores [...]Read More...
Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka regjistruar shpejtësinë më të lartë në Ligën Premier gjatë këtij sezoni, duke arritur plot…
Serbët që jetojnë në Greqinë e Veriut kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë proteste për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në…
Kolonat e gjata para pikave të pagesës rrugore, ndalimi i automjeteve dhe humbja e kohës gjatë udhëtimit mund të bëhen…
Me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia në Parqet Kombëtare…
Mjeku Ermal Pasha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me momentet pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli,…