Në gjysmën e parë të vitit 2026, arkëtimet nga taksat rrugore arritën në 1,92 miliardë denarë, pak më shumë se 31 milionë euro. Kjo është shuma më e lartë e regjistruar për këtë periudhë.
Në krahasim me të njëjtët muaj të vitit të kaluar, të ardhurat u rritën me 21,9 milionë denarë, ose afërsisht 350.000 euro. Gjatë gjithë vitit të kaluar, pagesat rrugore sollën mbi 67 milionë euro.
None found
Pika e Tetovës regjistron numrin më të madh të automjeteve, ndërsa arkëtimet më të larta, të llogaritura sipas shumës së mbledhur dhe çmimit të biletave, shënohen në pikëpagesën e Rramanlit, afër Kumanovës.
Pas Rramanlit, sipas të ardhurave renditen pikëpagesat në Miladinoc, Petrovec, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë, Stobi, Preod, Gostivar, Sopot, Gjevgjeli, Kadrifakovë, Otovicë dhe Demir Kapi. /Alsat.mk
Ndërkohë, institucionet po shqyrtojnë mënyra për ta përmirësuar sistemin e pagesave rrugore. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po analizon përdorimin e pajisjeve elektronike TAG, për regjistrimin e automjeteve në hyrje dhe dalje të autostradave.
Vëmendja fillestare është përqendruar te rruga Kërçovë–Ohër, ndërsa po vlerësohet edhe mundësia e shtrirjes së sistemit në segmente të tjera. Sipas ndërmarrjes, planet përfshijnë gjithashtu autostradat që po ndërtohen në kuadër të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, në projektin ku angazhohen „Bechtel dhe Enka“.
Institucioni po shqyrton mundësinë që automjetet të mund të hyjnë e të dalin në çdo nyje të autostradës. Për këtë do të duhej të organizoheshin hyrje-daljet në nyje dhe të përshtatej infrastruktura, në mënyrë që lëvizja e automjeteve të regjistrohet e pagesa të llogaritet sipas modelit të zgjedhur.
Ndërmarrja vëren se një sistem i tillë kërkon punime të mëdha ndërtimore dhe teknike, sidomos në pjesët ku infrastruktura ekzistuese nuk i plotëson kushtet. Me modernizimin e pagesave synohet të pakësohen kolonat dhe ndalesat, të shkurtohet koha e udhëtimit dhe të përdoren më gjerësisht pagesat elektronike.
Dy skandale të mëdha evazioni fiskal, që përfshijnë dy rrjete të njohura me xhiro miliona eurosh, kanë zbuluar autoritetet greke…
Kolonat e gjata para pikave të pagesës rrugore, ndalimi i automjeteve dhe humbja e kohës gjatë udhëtimit mund të bëhen…
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nxitur shqetësime për raportet e vendit me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht…
Me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia në Parqet Kombëtare…
Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb…
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, kryesuese e zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit të ardhshëm, nisi zyrtarisht fushatën,…