Categories: Uncategorized

Javën e kaluar u rrit “frikshëm”, por çfarë ndodhi sot me euron?

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie sot në tregun valutor për të dytën ditë radhazi. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.52 lekë, me një rënie prej 2.14 lekë në raport me ditën e mëparshme. Nga dita e hënë, kur euro arriti në rekordin e 2 viteve, duke u këmbyer me 131.06 lekë, euro ka rënë me 2.5 lekë.

Gjatë ditës së sotme në rënie ishin të gjitha valutat, ku dollari u këmbye me 117.26, me nënçmim prej 1.49 lekë në raport me ditën e mëparshme dhe paundi ra me 1.4 lekë, ne 144.85 lekë.

Të lidhura

None found

Gjithsesi, valutat vijojnë të qëndrojnë në nivelin më të lartë të afër dy viteve, pas rritjes së tyre gjatë dy javëve të fundit, që erdhi si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve ekonomike dhe të qytetarëve nga koronavirusi si dhe pezullimit të lëvizjeve të avionëve që shërbenin dhe për transferimin e valutës për bankat.

Ekspertët pohuan se rritja e shpejtë e valutave ishte artificiale, e ndikuar kryesisht nga pamundësia e bankave për të sjellë valutën në vend, por në momentin që kjo u zgjidh gjatë fundjavës, atëherë tregu erdhi drejt qetësimit.

Gjithsesi, pasiguria vijon të mbetet e lartë. Në agjencitë valutore diferenca në shit-blerje është e lartë, çka ndodh gjithnjë kur ka luhatje të mëdha në treg. Në një prej agjencive kryesore valutore në vend, euro blihet me 126 lekë dhe shitet me 130.3 lekë, me një diferencë prej 4.3 lekësh, kur normalisht diferenca në shitblerje varion midis 0.5 dhe 1 lekë. /monitor

të fundit

Kosovo Prosecutorial Council suspends Peja chief prosecutor Lumturije Vuçetaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije…

2 seconds ago

VIDEO/ Images emerge of Ergys Agasi being escorted to Fier Prison under tight security

Dalin pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit, nën masa të rrepta sigurie. Agasi është shoqëruar nga…

43 seconds ago

Daily Mail: Students demand Rama’s departure over corruption as government imposes $6,000 fines even on those who do not take part in violence

Gazeta britanike Daily Mail, i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, duke u ndalur te protestat kundër qeverisë në…

1 minute ago

Rama’s rubber stamps” / MPs leave the session as protesters confront them outside: “Thieves! Run away as soon as you can” (VIDEO)

Pas përfundimit të seancës plenare, një grup vajzash iu drejtuan me thirrje deputeteve socialiste Iris Luarasi dhe Sara Mila, teksa…

2 minutes ago

VIDEO/ Ilir Daja përjashtohet me karton të kuq, tensione me arbitrin në derbin ndaj Tiranës

Ilir DajaKa përfunduar pjesa e parë e derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, e mbyllur në shifrat 0 –…

8 minutes ago

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, dalin pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit

Dalin pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit, nën masa të rrepta sigurie. Agasi është shoqëruar nga…

8 minutes ago