Categories: Uncategorized

Ja cilët persona mund të kërkojnë punë në Gjermani

Ligji i ri i miratuar në Gjermani rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars të këtij viti, ka ringjallur shpresë për shtetasit nga Kosova, të cilët synojnë punësimin në këtë shtet të BE-së. Ky ligj ua mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (shtete të treta) të emigrojnë lehtësisht në drejtim të Gjermanisë.

Zyra për informim e Ambasadës Gjermane në një përgjigje të dhënë për “Zërin” ka njoftuar se tashmë i ka bërë të ditura kushtet dhe specifikat që duhet t’i plotësojnë qytetarët kosovarë, të cilët synojnë të punësohen në këtë shtet pas marsit të këtij viti. Sipas kësaj Ambasade, Ligji rreth Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar, që pritet të hyjë në fuqi në mars, ua mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (shtete të treta) të emigrojnë më lehtë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë.

Të lidhura

None found

Edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë/universitare do vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Sipas Ambasadës Gjermane në Prishtinë, për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi ose kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën qytetarët duhet të aplikojnë pranë Ambasadës Gjermane. Fuqi punëtore e kualifikuar sipas ligjit të ri konsiderohen individët e diplomuar në universitete, si dhe personat me një kualifikim profesional, që njihet në Gjermani. “Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete, si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional, që njihet në Gjermani. Punësimi është i mundur vetëm në atë profesion për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës.

Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe dy-trevjeçare të arsimit profesional”, thuhet më tej në sqarimin e Ambasadës. Kurse për punëkërkuesit me kualifikim të pamjaftueshëm ose për kualifikim profesional që nuk njihet në Gjermani vlejnë edhe më tej rregullat e deritanishme. Më tutje Ambasada sqaron se fillimisht duhet të njihet kualifikimi dhe më pastaj të parashtrohet kërkesa për vizë.

“Punëkërkuesit e kualifikuar duhet të fillojnë këtë procedurë me kohë dhe këtë mund ta bëjnë edhe para hyrjes në fuqi të rregullave të reja, në mars të vitit 2020.
Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të vini në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar, thuhet më tutje aty. Terminët në Ambasadë mund të caktohen vetëm në qoftë se individi posedon njohjen e diplomës mbi kualifikimin profesional, gjegjësisht të diplomës universitare.

të fundit

Ford paralajmëron rikthimin e Mustang Cobra-s në vitin 2027

Ford ka dhënë sinjalet e para për rikthimin e një prej emrave më të njohur në historinë e veturave sportive…

7 minutes ago

KGJK propozon që Presidentja të riemërojë 15 gjyqtarë me mandat të përhershëm

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do…

8 minutes ago

Rreth 10 milionë fëmijë në botë mund të përdorin substanca dopingu

Një problem shqetësues po merr përmasa të mëdha në sportin e të rinjve. Sipas një hulumtimi të transmetuesit publik gjerman…

12 minutes ago

Foshnja 11-muajshe u gjet e gjallë pasi babai dyshohet se e groposi në kafaz qeni në SHBA

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Karolinën e Jugut në SHBA, ku një foshnjë vetëm 11 muajshe është gjetur e…

13 minutes ago

Sunderlandi pritet të mbetet pa Xhakën për të paktën një muaj

Lëndimi i kapitenit Granit Xhaka ka shqetësuar drejtuesit e Sunderlandit pasi mesfushori mund të qëndrojë jashtë fushës për më shumë…

18 minutes ago

Armand Duka nderon Elseid Hysajn për 100 paraqitjet me Kombëtaren: medalje dhe kapelë simbolike për mbrojtësin kuqezi

Elseid Hysaj është shpërblyer ditën e sotme nga presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për 100 ndeshjet me…

18 minutes ago