Categories: Uncategorized

Italianët “të fiksuar” pas mallit shqiptar, sa ton kanabis u sekuestruan gjatë 2019-s

16 tonë drogë janë kapur nga Guardia di Finanza gjatë vitit 2019, të trafikuara nga Shqipëria përmes detit Adriatik dhe Jon. Rajonet më të frekuentuara janë brigjet jugore të Puglia-s dhe Kalabrisë, të cilat u furnizuan me lloje të ndryshme lëndësh narkotike. Në pranga janë vënë 15 skafistë, ndërsa sipas palës italiane nuk kanë munguar dhe kontrabanda e naftës apo trafiku i qenieve njerëzore.

Rreth 16 ton drogë janë sekuestruar në vitin 2019 nga Guardia di Finanza, e trafikuar nga Shqipëria nëpërmjet detit Adriatik dhe Jon.

Të lidhura

None found

Në një raport vjetor, policia italiane bën të ditur se rajonet më të frekuentuara nga trafikantët shqiptarë, janë brigjet jugore të Puglia-s dhe Kalabrisë, të cilat u furnizuan kryesisht me kanabis, marijuanë, kokainë, por dhe armë e municione.
Sipas fqinjëve, 15 nga kontrabandistët e arrestuar, për të kaluar detin përdorën kryesisht gomone oqeanike dhe skafe me motor të fuqishëm, të afta për të çarë detin me ngarkesë të lartë dhe në kohë të shkurtër.

Të dhënat u bënë të ditura gjatë prezantimit të raportit vjetor, ku secili rajon referoi rezultatet e arritura përgjatë vitit të shkuar.

Reparti operativ i rajonit të Puglia-s bëri të ditur se vetëm në territorin e tyre gjatë janë sekuestruar 3 tonë drogë e janë arrestuar 5 skafistë në det.

Reparti operativ i Kalabrisë informoi se kanë sekuestruar 2.2 tonë kokainë, 3.9 tonë marijuanë, 130 armë, mbi 55 mijë municione e 320 kg eksploziv.

Autoriteti më i lartë policor në Itali, Guardia di Finanza, rendit si operacionin “Shoes” si më të suksesshëm në Katania, ku u shkatërrua një grup kriminal i trafikut të drogës, i përbërë nga klanet mafioze siçiliane, kalabreze, napolitane dhe shqiptare.

Vetëm në këtë rajon, GDF italiane ka sekuestruar mbi 403 kg drogë e duke prangosur mbi 40 trafikantë droge.

Droga nuk është i vetmi trafik i kryer nga shtetasit shqiptar drejt brigjeve italiane, pasi policia e rajonit të Ravenës ka sekuestruar 5 çisterna me 163 mijë litra karburant, e kontrabanduar nga vendi ynë.

Rruga detare drejt brigjeve italiane përdoret dhe për trafikun e paligjshëm të qenieve njerëzore.

Vitin e shkuar janë sekuestruar 145 mjete detare, të cilat transportuan 5 mijë klandestinë.

Për këto raste të trafikut të paligjshëm, Guardia di Finanza ka vënë në pranga 48 persona.

Një tjetër drejtim ku Guardia di Finanza u fokusua gjatë vitit të shkuar ishte dhe lufta kundër evazionit fiskal, ku u konstatuan 6.841 krime financiare, 1.627 prej tyre për mashtrim fiskal ndërkombëtar, duke vënë në pranga 389 persona si dhe sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1 miliardë euro. /Ora News

të fundit

Dokumentet/ Ministria e Infrastrukturës ndryshon fshehtas projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit. Reagon BERZH

Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të…

2 minutes ago

VIDEO/ Protestuesit në Manëz hodhën vezë drejt makinës së Edi Ramës

Një grup protestuesish kanë pritur kryeministrin Edi Rama në zonën e Manëzit, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit…

6 minutes ago

Përplasje e fortë në rrugën e Arbrit, disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Dy automjete mësohet se janë përplasur…

7 minutes ago

Asambleja zhvillohet me dyer të mbyllura, Rama dyfishon drejtuesit politikë në qarqe; kush do të drejtojë Tiranën

Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që…

7 minutes ago

Rama closes the doors of the Socialist Party Assembly and removes Veliaj from his role as Tirana political leader

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillohet këtë të shtunë në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku janë mbledhur ministrat,…

12 minutes ago

SDSM: Macedonia ranks near the bottom for GDP per capita; what “strong economy” is Mickoski claiming?

Maqedonia renditet e 41-ta midis 48 ekonomive evropiane sipas produktit të brendshëm bruto (PBB) të parashikuar për frymë për vitin…

12 minutes ago