Janë rikthyer sërish skafet që transportojnë drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Një sasi e madhe droge është kapur nga autoritetet italiane mëngjesin e sotëm në brigje te Barit.
None found
Mediat italiane raportojnë se është kapur 646 kilogram kanabis dhe 250 kilogram hashash, e cila ka ardhur nga Shqipëria. Droga u kap gjatë natës mes të hënës dhe të martës dhe operacioni u krye nga deti dhe nga ajri prej Guardia di Finanza-s si edhe ushtrisë italiane.
Mësohet se sasia e drogës ishte nisur me 2 motorskafe nga Shqipëria për në Itali, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë dy italianë. Droga ishte paketuar në 50 pako me peshë nga 2.5 në 10 kilogram secila. Autoritetet italiane raportojnë se sasia e kapur përllogaritet të ketë një vlerë rreth 10 milion euro në treg.
Dyshohet se kohët e fundit janë riaktivizuar linjat e trafikut të drogës dhe klandestinëve nga Shqipëria për në Itali pasi vetëm pak ditë më parë u kap në Karaburun një skaf 9 metra i gjatë, i cili u raportua se kishte dërguar me 33 klandestinë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme.
Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të…
Një grup protestuesish kanë pritur kryeministrin Edi Rama në zonën e Manëzit, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit…
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Dy automjete mësohet se janë përplasur…
Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillohet këtë të shtunë në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku janë mbledhur ministrat,…
Maqedonia renditet e 41-ta midis 48 ekonomive evropiane sipas produktit të brendshëm bruto (PBB) të parashikuar për frymë për vitin…