Categories: Uncategorized

Italia jonë nuk është ajo e Alketës, çfarë nuk shkonte në monologun e moderatores në Sanremo (VIDEO)

Alketa Vjesiu nuk e çakërdisi publikun Italian vetëm me të folurën supersonike e cila në një moment e detyroi prezantuesin Amadeus ti kujtojë se duhet që të prezantojnë edhe ndonjë këngë. Ajo u mundua të evokojë në skenën e Sanremos nostalgjinë e bregut përballë, që në në Shqipëri po shuhet me shpejtësi.

Në monologun e gjatë dhe të recituar me shpejtësi, prezantuesja shqiptare u mundua të bëjë efekt: “Njëherë e një kohë, ishte një vend ku dëgjimi i [Claudio] Baglioni-t dhe [Adriano] Celentano-s ishte i ndaluar, bëheshe armik i popullit, mund të të kushtonte lirinë. Mund të përfundoje në burg. Njëherë e një kohë ishte një vend ku dyshonin nëse ishe bjonde, sepse bjonde ishte Raffaella Carrà. Njëherë e një kohë, ishte një vend ku italishtja mësohej nga transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta dëgjonim fshehtas, pasi mbyllnim mirë dyert dhe dritaret.” – tha Alketa duke evokuar fqinjin tonë si një pikë reference për shqiptarët.

Por fatkeqësisht, kjo Itali nostalgjike që kujton Vejsiu, tashmë ekziston vetëm në kujtesën e mbi 50 vjeçarëve.

Fqinji ynë e ka jumbur dominimin kulturor në Shqipëri.

Italishtja nuk është më gjuha që flitet ngado, madje të rinjtë të shikojnë si një relike të çuditshme kur i pyet: “parli italiano”?

Shenjat e arkitekturës aq të spikatur të fillim shekullit të kaluar po zhduken përfundimisht nga kryeqyteti ynë dhe prishja e kompleksit përreth stadiumit dhe ajo e mundshme e Teatrit Kombëtar do ti japin dërmmën atyre.

Tifozët e futbollit, për të cilët prezantusja thoshte se bërtasin njësoj si italianët kur Azzurr-ët bëjnë gol në kupën e botës, nuk ndjekin më vetën Juven apo Interin, por ato janë lënë pas nga Barcelona, Reali, M. City apo PSG-ja.

Filmat nuk presim më ti shohim në Rai apo Rete 4, sepse më përpara i transmetojnë Digitalb apo Tring në anglisht, ndërsa më të kamurit i kanë parë me kohë në Netflix.

Edhe si tokë emigrimi, punësimi apo studimi, Italia nuk është më e preferuara e shqiptarëve të sotëm.

Prandaj Italia që Alketa skicoi në Sanremo është Italia e një klisheje të harruar. Atë ne e përdorim si një relike të ruajtur me kujdes, sa herë me të duam të impresionojmë italianët. Atë e përdor shpesh idhulli i Alketës, Edi Rama, sa herë shfaqet në TV-të e Romës, apo bashkëmoshatërë të brezit të tij, që duan të gjejnë një lidhje mes dy vendeve.

Por kjo Itali nuk është më Italia jonë. Ai është një vend që e idealizuam gjatë komunizmit, ashtu siç idealizon çdo i burgosur peisazhin e vetëm që shikon nga dritarja e burgut. Por kur u përplasëm me lirinë, me botën e hapur edhe Italia u ridimensionua në përmasat e saj reale.

Prandaj, imazhi që krijoi Alketa në monologun e Sanrremos, ishte një truk i gënjeshtërt për të emocionuar dhe bërë përshtypje tek italianët, por ai është shumë larg atij që sot shqipëtarët kanë për vendin fqinjë./lapsi.al

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago