Categories: Uncategorized

ISHP: Harta e të testuarve nga e gjithë Shqipëria po zgjerohet, vetëm nga Tirana 60%

Specialistja e ISHP-së, Silva Bino ka deklaruar se po zgjerohet masa e personave që po testohen për koronavirus.

Në një deklaratë për mediat, Bino tha se masat janë forcuar, ndërsa theksoi se 60% e rasteve të testuara, të cilat kanë dalë negative deri më tani, janë nga Tirana. Po ashtu specialistja e ISHP-së theksoi se vendi ynë ka kapacitet për ekzaminimet, duke shtuar se janë përmirësuar protokollet e menaxhimit.

Të lidhura

None found

“Po testojmë vetëm person të cilët kanë histori udhëtimi, dhe shenja resperatore. Po hetojmë dhe raste që kanë shenja respiratorë akute, që kërkojnë hospitalizim. Ky është një zgjerim dhe nuk ka lidhje me ndonjë udhëtim. Ky është një zgjerim i personave që do të testojmë. Në mënyrë që të rrisim gamën e personave që të gjurmojmë dhe kontaktet. Rastet e testuara kanë qenë 60 % nga Tirana, nga Durrësi, Nga Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani e Lushnja. Kemi një shpërndarje në Shqipëri, në varësi të udhëtarëve e që janë testuar.

Pjesa tjetër e tyre janë këshilluar dhe iu është ofruar testimi kur është parë e arsyeshme. Në lidhje me diagnozën, ne vazhdojmë të kemi kapacitetet tona në laboratorin e ISHP-së ku kryhen ekzaminimet e nevojshme. Nuk kemi pasur monstra pozitive. Kemi shtuar numrin e tyre.

Janë identifikuar se çfarë duhet bërë më tej. Ne kemi përcaktuar dhe llojin e karantinës. Larja e duarve me sapun është gjë e mirë pasi menjëherë largon virusin. Larja e dhëmbëve. Ne kemi këshilluar të gjithë ata persona që kanë ardhur nga Italia, apo vendet e tjera të prekura, si Kina, të cilët mos të lëvizin nga shtëpia, të vetëkarantohen. Kemi 155 respiratorë në spitalet publike, 17 në ato private.

Por, më shumë rëndësi ka koordinimi sipas nevojës që do të kenë pacientët. Duhet ta kalojmë këtë pjesën e gripit, në mënyrë që sistemi të mos mbingarkohet më tepër. Jemi në periudhë sezoni të gripit, kemi një trend në ulje. Në lidhje me COVID ne përdorim të njëjtat sisteme si për gripin, se janë të ngjashme. Njerëzit nuk duhet të grumbullohen pranë spitaleve, sepse mund të bëhen burim infeksioni. Njerëzit duhet të shkojnë te mjeku i familjes.”, tha Bino.

të fundit

Ambasadori Rudolph kërkon që Radoiçiqi dhe përgjegjësit e sulmit në Banjskë të përballen me drejtësinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e…

3 minutes ago

Auron Tare shpërthen ndaj Ramës pas publikimit të listës me 45 të rinj: Para se t’i gjykojë, të tregojë çfarë Shqipërie u përgatiti dhe çfarë mbolli vetë

Historiani dhe publicisti Auron Tare, ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të një liste me fotografitë dhe emrat…

14 minutes ago

Deschamps shihet si zëvendësues i Mourinhos nëse Reali humbet El Clasicon

Real Madridi ka emëruar 49-vjeçarin Didier Deschamps si kandidatin e tij për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të ri…

14 minutes ago

Rubio u bën thirrje kubanëve të bashkëpunojnë me CIA-n, Havana përgjigjet me ironi

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka bërë thirrje kubanëve që kërkojnë ndryshime politike në vend të bashkëpunojnë në…

15 minutes ago

Atentat në Kalabri: vritet 60-vjeçarja, bashkëshorti i saj 64-vjeçar plagoset rëndë

Një atentat mafioz ka tronditur rajonin e Kalabrisë në Itali, ku bashkëshortja e Damiano Pepe, 64 vjeç, i konsideruar nga…

33 minutes ago

Tesla parashikon dërgesat e para të Cybercab-it pa shofer deri në fund të vitit 2026

Tesla planifikon që deri në fund të vitit 2026, klientët e parë të mund të blejnë robotaksinë Cybercab, një automjet…

33 minutes ago