Categories: Uncategorized

Ilda bën deklaratë pas deklarate, por asnjëra nuk ngjan me tjetrën

Gazetarja Ilda Bejleri ka reaguar sërish ë pas aksidentit të ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Ures së Drejtorise së Policisë Tiranë, ku një grua 63 vjeçare, sipas bluve të kryeqytetit, ishte përplasur nga një mjet.

Në një postim në Instastory, ku tregon se ndodhet në shtëpinë e saj duke parë televizor, Ilda, pasi fillimisht mohoi ngjarjen dhe shkroi se mediat shpifin, pranon se është shoqëruar në Polici për sqarimin e ngjarjes.

Të lidhura

None found

Pastaj ajo e pranoi se e kishte aksidentuar por shumë lehtë.

Ndërkohë tani Ilda Bejleri shkruan se makina e saj ishte e ndaluar në momentin që zonja sipas saj është rrëzuar nga nxitimi për të kaluar rrugën. Madje gazetarja shton se nuk e ka ndierë për detyrim të qëndronte gjatë në vendngjarje sepse nuk kishte shkaktuar asgjë.

“O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz”- shkruan gazetarja.

të fundit

Bashkim Zeneli përcillet të hënën me homazhe në Kuvend

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…

17 minutes ago

Ilnisa Agolli “braktis” Top Channel, paralajmëron surprizën e radhës, ja ku do të shkojë autorja

Ilnisa Agolli ka “trazuar” së fundmi rrjetet sociale, pasi ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e…

18 minutes ago

New loans become more expensive in North Macedonia

Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…

18 minutes ago

Belarus: At least 22 political prisoners held indefinitely in psychiatric hospitals

Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…

19 minutes ago

Havertz vendos sfidën, Arsenali fiton ndaj Liverpoolit dhe kryeson Ligën Premier

Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.“Reds”…

19 minutes ago

I mituri arrestohet në Moskë pas kërcënimit ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno

Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dyshuar terrorist ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno në…

19 minutes ago