Categories: Uncategorized

Igli Tare “kërcënon” rivalët: Kemi fituar betejat por jo luftën

Nën regjinë e Igli Tares, Lazio është kthyer në një prej skuadrave më të mira në Itali dhe jashtë saj.

Së fundmi, bardhekaltërit regjistruan fitoren e 9-të radhazi në kampionat, teksa vijnë pas suksesit në Superkupën e Italisë, ku mposhtën 3-1 Juventusin. Një fitore që ka kthyer optimismin te skuadra kryeqytetase, që këtë vit feston 120 vjetorin e krijimit.

Të lidhura

None found

E për shkak të kësaj ceremonie soleme, drejtori sportiv, Igli Tare nuk ka mbajtur sekrete rreth të ardhmes dhe objektivave të skuadrës së menaxhuar prej tij. Në një prononcim për mediat italiane, ish bomberi i kombëtares shqiptare pohoi se objektivi i vetëm i Lazios është kualifikimi në UEFA Champion League, ndërsa për kampionat i duhet ende që të presin.

“Thashethemet dhe etiketimet për kampionatin nuk na shqetësojnë. Ne duhet të jemi të përulur dhe të përqendruar. Jemi të vetëdijshëm që kemi një ekip të shkëlqyeshëm, që ka uri për të fituar. Qëllimi është Liga e Kampionëve. Ne kurrë nuk duhet ta humbim përqëndrimin. Atëherë nëse do të luftonim për diçka tjetër në ditët e fundit, atëherë nuk do të tërhiqemi. Jemi vetëm në gjysmë të rrugës. Kemi fituar shumë beteja por duhet të fitojmë luftën,” përfundoi Tare.

Pas 17 javëve të para, Lazio pozicionohet në vendin e 3-të me 39 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Juventusit dhe Inter, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, pikërisht atë ndaj Hellas Veronës.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago